Piratët somalezë rrëmbejnë anijen greke
Athinë-Ministria greke e Flotës Tregtare njoftoi sot se piratët rrëmbyen një anije greke mallrash pranë brigjeve të Somalisë."Piratët rrëmbyen anijen e mallrave 'Saldanha', e cila lundronte me flamurin e Maltës, së bashku me 22 anëtarët e ekuipazhit pranë Somalisë", njoftoi Ministria e Flotës Tregtare e Greqisë. Ministria njoftoi se anija, e ngarkuar me qymyrguri, po shkonte drejt Sllovenisë.