E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sateliti i parë "made in" Iran "Shpresa" lëshohet në orbitë

Sipas burimeve të Iranit, ven
di islamik ka lëshuar dje në
orbitën e Tokës satelitin e tij
të parë, i prodhuar i gjithi në vend,
një lajm ky që sigurisht pritet të
shqetësojë Izraelin dhe fuqitë
perëndimore në lidhje me ambiciet
bërthamore. Lëshimi i
"Omid" ("Shpresa") në hapësirë,
një satelit ky që merret me
kërkime dhe me çështjet e telekomunikacionit,
është konsideruar
nga Teherani si një hap shumë i
madh përpara në fushën e
teknologjisë hapësinore, që
përkon edhe me 30-vjetorin e revolucionit
islamik, të vitit 1979, që
rrëzoi nga froni Shahun e Iranit.
Teknologjia balistike e përdorur
për nxjerrjen e satelitit në orbitë
mund të përdoret njëherazi edhe
për hedhjen e raketave të ndryshme,
edhe pse vetë Irani deklaroi
se nuk ka ndërmend që ta bëjë një
gjë të tillë. Në mesazhin e tij ndaj
kombit, Presidenti i vendit, Ahmadinexhad,
e konsideroi këtë
hap si shumë të rëndësishëm në
kërkimet shkencore të vendit.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të gjashtë
prej Fuqive më të Mëdha
botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia,
Britania e Madhe, Franca,
Gjermania dhe Kina do të takohen
sot për të diskutuar në lidhje me
konfliktin bërthamor me Iranin.
Kjo do të jetë edhe mbledhja e
parë e këtij niveli pas zgjedhjes së
Obamës në krye të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Ai ka deklaruar
gjithmonë se preferon që të
ndjekë rrugën e bisedimeve të
drejtpërdrejta me Iranin për të
zgjidhur përmes diplomacisë
konfliktet. Ndërkohë, ai ka paralajmëruar
Iranin se, nëse nuk i
përmbush kërkesat e Këshillit të
Sigurimit të OKB-së për të ndaluar
përpjekjen atomike, të gjitha
opsionet do të jenë të mundshme.
Televizioni shtetëror iranian shfaqi
pamjet e raketës në momentin
e shkëputjes nga Toka. Gjatë gjithë
kohës, komentuesi i transmetimit
televiziv deklaronte se qëllimi i
këtij sateliti ishte shumë paqësor.
Ndërkohë Andrew Brook, i Institutit
Ndërkombëtar për Studime
Strategjike në Londër, bëri të ditur
se ky lajm do të shqetësonte
padyshim Izraelin dhe fuqi të tjera
perëndimore. "Ato do të mendojnë
se teknologjia e përdorur
për qëllime civile mund të ndryshojë
objektiv dhe të përdoret për
qëllime ushtarake". Ndërsa një
ushtarak i lartë Izraelit deklaroi se,
nëse Irani ia ka dalë të dërgojë një
satelit në hapësirë, kjo do të thotë
që ata mund të mbërrijnë fare
mirë edhe në Evropën Perëndimore.
Irani, që është eksportuesi i
katërt më i rëndësishëm në botë,
thotë se të gjitha ambiciet e tij nuk
kanë aspak qëllim ushtarak, por
qëllim civil. Për sa i përket satelitit,
ai do të kthehet nga orbita pas
tre muajsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›