"Serbia duhet ta ketë të qartë: Kosova është çështje e mbyllur"
Marrëdhëniet amerikanoserbe
janë "shumëdi
mensionale dhe të suksesshme",
thekson ambasadori i
SHBA-së në Beograd, Kameron
Manter (Cameron Munter), në një
intervistë që i dha këto ditë gazetës
së përditshme serbe "Politika", por
duke shtuar, menjëherë pas kësaj
fjalie, se është i shqetësuar që
qeveria e re serbe i fokuson marrëdhëniet
serbo-amerikane vetëm
te problemi i Kosovës.
"Kosova është vetëm një element
i marrëdhënieve tona
shumëdimensionale, që janë
shumë të mira. Ato përfshijnë programin
tonë të ndihmës, një dialog
ushtarak të zhvilluar dhe një
bashkëpunim shumë të qartë për
vendosjen e një sigurie afatgjate
në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Këtu bëjnë pjesë edhe programet
kulturore dhe të shkëmbimeve, në
kuadrin e të cilave, shumë të rinj
amerikanë vijnë në Serbi. Kemi
shumë gjëra që funksionojnë dhe,
për këtë arsye, shpresojmë se
qeveria serbe t‘u kthehet më
shumë temave pozitive dhe të mos
e vejë theksin te temat e së kaluarës",
u shpreh ambasadori Kameron.
A është e mundur që, në
të ardhmen, të pajtohen
këndvështrimet serbe dhe
amerikane përsa i përket
problemit të Kosovës?
Problemi i Kosovës është mbyllur,
pasi është zgjidhur problemi i
statusit të saj. Sipas mendimit tim,
hapja përsëri e çështjës së statusit
të Kosovës nuk është realiste.
Udhëheqjet e Republikës së Serbisë
dhe të Republikës së Kosovës,
tani, do të duhej të bisedonin si
vende fqinjë mike dhe t‘i zgjidhnin
problemet e ndërsjella sa më
mirë që të mundeshin, dhe ne do
t‘i përshëndesnim përpjekjet në
këtë drejtim. Çështja e statusit
është zgjidhur tashmë dhe, kam
mendimin, se për këtë ne nuk do
të mund të pajtohemi. Do të ndjeja
kënaqësi kur të vinte ajo ditë kur
ne, së bashku me miqtë në qeverinë
serbe, t‘u përkushtohemi
problemeve konkrete të rajonit,
qoftë në fushën ekonomike, qoftë
në fushat e sigurisë, kulturës etj.
Në këtë drejtim, unë jam mjaft
optimist.
A mendoni se serbët në
Kosovë janë të sigurtë dhe
mund të shpresojnë te një
ardhme e përshtatshme?
E shoh me optimizëm të ardhmen
e serbëve që jetojnë në Kosovë
dhe, po ashtu, jam optimist
edhe kur është fjala për atë ardhmen
e shqiptarëve në Kosovë. Ne,
bashkë me shtetet evropiane
kryesore, i jemi përkushtuar asaj
që situata në Kosovë dhe ajo e serbëve
në Kosovë të jenë të sigurta,
si dhe që, përmes institucioneve të
ndryshme, të krijojmë kushtet
ekonomike që Kosova të forcohet
nga ana ekonomike, me synimin
që ta ndjejnë veten sa më mirë jo
vetëm serbët që jetojnë atje, por
edhe ata që planifikojnë të kthehen.
Ne po punojmë edhe për
identitetin kulturor të Republikës
së Kosovës si një shtet multietnik.
E dimë që në këtë drejtim ka mjaft
kritika, por sidoqoftë, kjo është
diçka që ne, në SHBA, e shohim me
shumë seriozitet dhe do të ngulim
këmbë për krijimin e një atmosfere
tolerante e të një shoqërie multietnike.
Megjithatë, krijimi i
Forcave të Sigurisë së Kosovës
i ka shqetësuar serbët?
Mendoj se Forcat multietnike të
Sigurisë së Kosovës nuk do të përbëjnë
problem, sepse ato do t‘u
garantojnë sigurinë njerëzve që
jetojnë në Republikën e Kosovës,
qoftë serbëve, qoftë shqiptarëve.
Ato janë armatosura vetëm me
armë të lehta dhe nuk do të përbëjnë
problem e kërcënim për
askënd në rajon. Kemi bindjen e
fortë se ky është një hap pozitiv në
Kosovë dhe Serbia nuk ka përse të
shqetësohet.
A do të insistojnë përfaqësuesit
e SHBA-së në Kosovë
që autoritetet kosovare ta
pranojnë planin 6-pikësh të
OKB-së?
Jemi përqendruar te një numër
i madh problemesh, sikurse janë
të tilla dogana, kufiri, thesari kulturor
etj, që puna jonë të mos jetë
e kufizuar vetëm te gjashtë problemet.
Këtë proces e udhëheq
EULEX-i dhe e mbështet OKB-ja,
në bashkëpunim edhe me ne.
Shpresojmë që, përmes institucionit
të EULEX-it, ne të japim kontributin
tonë për zgjidhjen e problemeve
të ditës, ndërsa konsiderojmë
se edhe qeveria e Serbisë,
në këtë drejtim, mund të luajë një
rol pozitiv dhe ne do ta përshendesnim
këtë. Dëshirojmë që
edhe Serbia, edhe Kosova, të përparojnë
në një plan afatgjatë. E
them këtë, duke pasur parasysh se
do të jetë shumë e vështirë për
Serbinë që të kalojë përmes reformave
dhe të hyjë në BE, në qoftë
se këtë nuk e bëjnë edhe vendet e
tjera ballkanike. Kjo do të thotë se
të gjithë varen nga progresi i Bosnjës,
i Maqedonisë dhe i Kosovës.
Kontributi i Serbisë për progresin
e Kosovës do të përbënte një kontribut
për progresin e të gjithë rajonit.
Veç Kosovës, a ekziston
ndonjë mospajtim tjetër
thelbësor mes dy shteteve
tona?
Jo, nuk ekziston, por ekzistojnë
kushtet për përmirësime të mëtejshme
në bashkëpunimin
ekonomik dhe kulturor, si dhe në
fushat që këtu do të bëhen edhe
më shumë të rëndësishme në të
ardhmen, dhe e kam fjalë për energjetikën
e ekologjinë që janë
shumë të rëndësishme për hyrjen
në BE. Biznesi amerikan në Serbi
po punon shumë që të mbrojë
vendet e punës dhe, shpresoj, se,
pavarësisht nga disa vështirësi, as
"Filip Morisi", as "US steel" dhe as
kompanitë e tjera amerikane që
operojnë në Serbi, nuk duan të largohen
prej këndej. Këto kompani
janë këtu të suksesshme dhe
pjesë e përkushtimit tonë ndaj
Serbisë dhe së ardhmes së saj.
A përbën pengesë për
marrëdhëniet dypalëshe
tona rasti i Miladin
Kovaçeviçit? (student serb
që autoritetet amerikane i
kishin marrë pasaportën për
shkak të një shkeleje, por
Konsullata e Serbisë në Nju
Jork i dha pasaportë serbe të
re, duke i dhënë kështu atij
mundësinë të largohej nga
SHBA-ja dhe të kthehej në
Serbi - shënim i përkthyesit).
Ky është një problem serioz,
ndaj të cilit ne mbajmë qëndrim
serioz. Jemi të bindur që drejtësia,
në fund te fundit, do të vendoset.
Mendoj se kemi marrëdhënie
shumë korrekte e të hapura me
Ministrinë tuaj të Drejtësisë dhe i
shprehim asaj mirënjohjen për
bashkëpunimin me ne që të gjejmë
një zgjidhje të pranueshme
për të dyja palët.
Pak kohë më parë, përmendet
ndihmën amerikane
në drejtim të agjencive
të sigurimit të Serbisë. Çfarë
ndihme kishit parasysh?
Ndjejmë kënaqësi që u japim
ndihmë institucioneve tuaja të
sigurimit, sepse kemi mendimin
se ekzistenca dhe veprimtaria e
forcave të efektshme të sigurimit i
japin mundësi këtij vendi që, si një
anëtare e ardhshme e Bashkimit
Evropian, të zhvillohet ashtu
sikurse duhet. P.sh., bashkëpunojmë
me policinë e kufirit,
duke i dhënë pajisje dhe duke e
kualifikuar atë, sepse dëshirojmë
që profesionistët tuaj edhe më me
sukses ta luftojnë kontrabandën e
drogave, të njerëzve etj. Po ashtu,
bashkëpunojmë edhe me pjesë të
tjera të policisë suaj, me qëllim që
pjesëtarët e saj të bëhen sa më profesionistë,
të kualifikuar dhe të
respektojnë Kushtetutën. Po ashtu,
bashkëpunojmë me sistemin
gjyqësor tuaj, si dhe, në fund të
fundit, edhe me ushtrinë e Serbisë.
Siguria e vendit tuaj varet nga
profesionalizmi i ushtarëve tuaj, të
cilët, e pranoj, se janë të shkëlqyer.
Disave prej tyre ne u krijojmë
mundësinë të shkollohen, gjatë
periudhave afatshkurtëra dhe
afatgjata, në SHBA, sepse ne e konsiderojmë
këtë si një investim në
të ardhmen tuaj si një vend që nuk
preokupohet vetëm për sigurinë e
qytetarëve të tij, por edhe për sigurinë
e qytetarëve të vendeve
fqinje në rajon. Serbia ka një rol
udhëheqës (kryesor), por edhe
një përgjegjësi udhëheqëse në
Ballkan që të garantojë që njerëzit
këtu, por edhe ata në vendet fqinjë
me të (Serbinë), ta ndjejnë veten
të sigurt. Jemi të bindur se komanda
e ushtrisë suaj ka vizion
rreth asaj se cili është roli i ushtrisë
serbe jo vetëm në rajon, por edhe
në planin global.
Si e komentoni faktin që
Serbia, nga njëra anë, ka
shpallur asnjanësi ushtarake,
ndërsa vendet perendimore,
nga ana tjetër, e konsiderojnë
atë si një anëtare
të të ardhshme të NATO-s?
Po, ne e konsiderojmë Serbinë
si një anëtare potenciale të NATOs.
Mendojmë se Serbia është nje
vend me një traditë dhe profesionalizëm
ushtarak shumë të pasur,
si dhe më një talent ushtarak
të madh. Ky talent duhet të përdoret
për sigurinë e rajonit. E dimë
se Serbia ka shpallur asnjanësi
ushtarake, por, ndërkohë,
shpresojmë se komandat politike
dhe ushtarake të saj do të zgjedhin
alternativën e bashkëpunimit ne
vendet-anëtare të NATO-s dhe
me shtetet evropiane, me të cilët
ajo (Serbia) ndan vlera të përbashkëta,
me qëllim që të garantojmë
sigurinë në të ardhmen. E pranoj
se kjo nuk është diçka, drejt së cilës
synon qeveria aktuale, por, sidoqoftë,
ne shpresojmë se, në të
ardhmen, ajo do të punojë në këtë
drejtim.
A marrin pjesë shërbimet
amerikane të sigurimit dhe
të zbulimit në përpjekjet e
Serbisë që të zbulohen e të
kapen gjenerali Ratko Mlladiç
dhe të akuzuarit te tjerë
nga Tribunali Ndërkombëtar
i Hagës?
Eshtë shumë e rëndësishme që
Mlladiçi të kapet dhe kjo për
shumë arsye. Nëse do të mundë të
sigurojmë çdo lloj informacioni për
Mlladiçin, ne do t‘ua japim atë
edhe juve.
Megjithatë, a marrin pjesë
agjentë amerikanë në përpjekjet
që po bëhen këtu, për
kapjen e tij?
Nuk e di, por mund t‘ju them se,
në qoftë se agjentët e zbulimit
amerikanë, kudoqofshin në botë,
arrijnë të shtijnë në dorë ndonjë
informacion për të, ne da ta ndajmë
atë me ju.
A mendoni se qëndrimi i
njerëzve në Serbi ndaj SHBAsë
dhe amerikanëve ka ndryshuar
tani, pra në këtë kohë,
në krahasim me fillimin e
vitit të kaluar?
Vitin e kaluar, në këtë kohë, ne
ndodheshim në një periudhë mjaft
të tensionuar. Duket qartë se situata
sot është më e mirë. Madje edhe
në ditët më të këqia, kur u shpall
pavarësia e e Republikës së Kosovës
dhe u sulmua selia e ambasadës
amerikane në Beograd, njerëzit në
Serbi, përgjithësisiht, kanë qenë
miqësorë dhe kanë pasur predispozicione
miqësore ndaj punonjësve
të ambasadës dhe amerikanëve
që kishin ardhur për të vizutar
vendin tuaj. Kjo lidhje thelbësore
nuk është kërcënuar as në kohën
kur, në planin politik, ne kishim
mosmarrëveshje serioze. Njerëzit
që takoj anekënd Serbisë, janë
miqësorë ndaj nesh dhe për këtë u
shpreh atyre mirënjohjen time.
janë "shumëdi
mensionale dhe të suksesshme",
thekson ambasadori i
SHBA-së në Beograd, Kameron
Manter (Cameron Munter), në një
intervistë që i dha këto ditë gazetës
së përditshme serbe "Politika", por
duke shtuar, menjëherë pas kësaj
fjalie, se është i shqetësuar që
qeveria e re serbe i fokuson marrëdhëniet
serbo-amerikane vetëm
te problemi i Kosovës.
"Kosova është vetëm një element
i marrëdhënieve tona
shumëdimensionale, që janë
shumë të mira. Ato përfshijnë programin
tonë të ndihmës, një dialog
ushtarak të zhvilluar dhe një
bashkëpunim shumë të qartë për
vendosjen e një sigurie afatgjate
në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Këtu bëjnë pjesë edhe programet
kulturore dhe të shkëmbimeve, në
kuadrin e të cilave, shumë të rinj
amerikanë vijnë në Serbi. Kemi
shumë gjëra që funksionojnë dhe,
për këtë arsye, shpresojmë se
qeveria serbe t‘u kthehet më
shumë temave pozitive dhe të mos
e vejë theksin te temat e së kaluarës",
u shpreh ambasadori Kameron.
A është e mundur që, në
të ardhmen, të pajtohen
këndvështrimet serbe dhe
amerikane përsa i përket
problemit të Kosovës?
Problemi i Kosovës është mbyllur,
pasi është zgjidhur problemi i
statusit të saj. Sipas mendimit tim,
hapja përsëri e çështjës së statusit
të Kosovës nuk është realiste.
Udhëheqjet e Republikës së Serbisë
dhe të Republikës së Kosovës,
tani, do të duhej të bisedonin si
vende fqinjë mike dhe t‘i zgjidhnin
problemet e ndërsjella sa më
mirë që të mundeshin, dhe ne do
t‘i përshëndesnim përpjekjet në
këtë drejtim. Çështja e statusit
është zgjidhur tashmë dhe, kam
mendimin, se për këtë ne nuk do
të mund të pajtohemi. Do të ndjeja
kënaqësi kur të vinte ajo ditë kur
ne, së bashku me miqtë në qeverinë
serbe, t‘u përkushtohemi
problemeve konkrete të rajonit,
qoftë në fushën ekonomike, qoftë
në fushat e sigurisë, kulturës etj.
Në këtë drejtim, unë jam mjaft
optimist.
A mendoni se serbët në
Kosovë janë të sigurtë dhe
mund të shpresojnë te një
ardhme e përshtatshme?
E shoh me optimizëm të ardhmen
e serbëve që jetojnë në Kosovë
dhe, po ashtu, jam optimist
edhe kur është fjala për atë ardhmen
e shqiptarëve në Kosovë. Ne,
bashkë me shtetet evropiane
kryesore, i jemi përkushtuar asaj
që situata në Kosovë dhe ajo e serbëve
në Kosovë të jenë të sigurta,
si dhe që, përmes institucioneve të
ndryshme, të krijojmë kushtet
ekonomike që Kosova të forcohet
nga ana ekonomike, me synimin
që ta ndjejnë veten sa më mirë jo
vetëm serbët që jetojnë atje, por
edhe ata që planifikojnë të kthehen.
Ne po punojmë edhe për
identitetin kulturor të Republikës
së Kosovës si një shtet multietnik.
E dimë që në këtë drejtim ka mjaft
kritika, por sidoqoftë, kjo është
diçka që ne, në SHBA, e shohim me
shumë seriozitet dhe do të ngulim
këmbë për krijimin e një atmosfere
tolerante e të një shoqërie multietnike.
Megjithatë, krijimi i
Forcave të Sigurisë së Kosovës
i ka shqetësuar serbët?
Mendoj se Forcat multietnike të
Sigurisë së Kosovës nuk do të përbëjnë
problem, sepse ato do t‘u
garantojnë sigurinë njerëzve që
jetojnë në Republikën e Kosovës,
qoftë serbëve, qoftë shqiptarëve.
Ato janë armatosura vetëm me
armë të lehta dhe nuk do të përbëjnë
problem e kërcënim për
askënd në rajon. Kemi bindjen e
fortë se ky është një hap pozitiv në
Kosovë dhe Serbia nuk ka përse të
shqetësohet.
A do të insistojnë përfaqësuesit
e SHBA-së në Kosovë
që autoritetet kosovare ta
pranojnë planin 6-pikësh të
OKB-së?
Jemi përqendruar te një numër
i madh problemesh, sikurse janë
të tilla dogana, kufiri, thesari kulturor
etj, që puna jonë të mos jetë
e kufizuar vetëm te gjashtë problemet.
Këtë proces e udhëheq
EULEX-i dhe e mbështet OKB-ja,
në bashkëpunim edhe me ne.
Shpresojmë që, përmes institucionit
të EULEX-it, ne të japim kontributin
tonë për zgjidhjen e problemeve
të ditës, ndërsa konsiderojmë
se edhe qeveria e Serbisë,
në këtë drejtim, mund të luajë një
rol pozitiv dhe ne do ta përshendesnim
këtë. Dëshirojmë që
edhe Serbia, edhe Kosova, të përparojnë
në një plan afatgjatë. E
them këtë, duke pasur parasysh se
do të jetë shumë e vështirë për
Serbinë që të kalojë përmes reformave
dhe të hyjë në BE, në qoftë
se këtë nuk e bëjnë edhe vendet e
tjera ballkanike. Kjo do të thotë se
të gjithë varen nga progresi i Bosnjës,
i Maqedonisë dhe i Kosovës.
Kontributi i Serbisë për progresin
e Kosovës do të përbënte një kontribut
për progresin e të gjithë rajonit.
Veç Kosovës, a ekziston
ndonjë mospajtim tjetër
thelbësor mes dy shteteve
tona?
Jo, nuk ekziston, por ekzistojnë
kushtet për përmirësime të mëtejshme
në bashkëpunimin
ekonomik dhe kulturor, si dhe në
fushat që këtu do të bëhen edhe
më shumë të rëndësishme në të
ardhmen, dhe e kam fjalë për energjetikën
e ekologjinë që janë
shumë të rëndësishme për hyrjen
në BE. Biznesi amerikan në Serbi
po punon shumë që të mbrojë
vendet e punës dhe, shpresoj, se,
pavarësisht nga disa vështirësi, as
"Filip Morisi", as "US steel" dhe as
kompanitë e tjera amerikane që
operojnë në Serbi, nuk duan të largohen
prej këndej. Këto kompani
janë këtu të suksesshme dhe
pjesë e përkushtimit tonë ndaj
Serbisë dhe së ardhmes së saj.
A përbën pengesë për
marrëdhëniet dypalëshe
tona rasti i Miladin
Kovaçeviçit? (student serb
që autoritetet amerikane i
kishin marrë pasaportën për
shkak të një shkeleje, por
Konsullata e Serbisë në Nju
Jork i dha pasaportë serbe të
re, duke i dhënë kështu atij
mundësinë të largohej nga
SHBA-ja dhe të kthehej në
Serbi - shënim i përkthyesit).
Ky është një problem serioz,
ndaj të cilit ne mbajmë qëndrim
serioz. Jemi të bindur që drejtësia,
në fund te fundit, do të vendoset.
Mendoj se kemi marrëdhënie
shumë korrekte e të hapura me
Ministrinë tuaj të Drejtësisë dhe i
shprehim asaj mirënjohjen për
bashkëpunimin me ne që të gjejmë
një zgjidhje të pranueshme
për të dyja palët.
Pak kohë më parë, përmendet
ndihmën amerikane
në drejtim të agjencive
të sigurimit të Serbisë. Çfarë
ndihme kishit parasysh?
Ndjejmë kënaqësi që u japim
ndihmë institucioneve tuaja të
sigurimit, sepse kemi mendimin
se ekzistenca dhe veprimtaria e
forcave të efektshme të sigurimit i
japin mundësi këtij vendi që, si një
anëtare e ardhshme e Bashkimit
Evropian, të zhvillohet ashtu
sikurse duhet. P.sh., bashkëpunojmë
me policinë e kufirit,
duke i dhënë pajisje dhe duke e
kualifikuar atë, sepse dëshirojmë
që profesionistët tuaj edhe më me
sukses ta luftojnë kontrabandën e
drogave, të njerëzve etj. Po ashtu,
bashkëpunojmë edhe me pjesë të
tjera të policisë suaj, me qëllim që
pjesëtarët e saj të bëhen sa më profesionistë,
të kualifikuar dhe të
respektojnë Kushtetutën. Po ashtu,
bashkëpunojmë me sistemin
gjyqësor tuaj, si dhe, në fund të
fundit, edhe me ushtrinë e Serbisë.
Siguria e vendit tuaj varet nga
profesionalizmi i ushtarëve tuaj, të
cilët, e pranoj, se janë të shkëlqyer.
Disave prej tyre ne u krijojmë
mundësinë të shkollohen, gjatë
periudhave afatshkurtëra dhe
afatgjata, në SHBA, sepse ne e konsiderojmë
këtë si një investim në
të ardhmen tuaj si një vend që nuk
preokupohet vetëm për sigurinë e
qytetarëve të tij, por edhe për sigurinë
e qytetarëve të vendeve
fqinje në rajon. Serbia ka një rol
udhëheqës (kryesor), por edhe
një përgjegjësi udhëheqëse në
Ballkan që të garantojë që njerëzit
këtu, por edhe ata në vendet fqinjë
me të (Serbinë), ta ndjejnë veten
të sigurt. Jemi të bindur se komanda
e ushtrisë suaj ka vizion
rreth asaj se cili është roli i ushtrisë
serbe jo vetëm në rajon, por edhe
në planin global.
Si e komentoni faktin që
Serbia, nga njëra anë, ka
shpallur asnjanësi ushtarake,
ndërsa vendet perendimore,
nga ana tjetër, e konsiderojnë
atë si një anëtare
të të ardhshme të NATO-s?
Po, ne e konsiderojmë Serbinë
si një anëtare potenciale të NATOs.
Mendojmë se Serbia është nje
vend me një traditë dhe profesionalizëm
ushtarak shumë të pasur,
si dhe më një talent ushtarak
të madh. Ky talent duhet të përdoret
për sigurinë e rajonit. E dimë
se Serbia ka shpallur asnjanësi
ushtarake, por, ndërkohë,
shpresojmë se komandat politike
dhe ushtarake të saj do të zgjedhin
alternativën e bashkëpunimit ne
vendet-anëtare të NATO-s dhe
me shtetet evropiane, me të cilët
ajo (Serbia) ndan vlera të përbashkëta,
me qëllim që të garantojmë
sigurinë në të ardhmen. E pranoj
se kjo nuk është diçka, drejt së cilës
synon qeveria aktuale, por, sidoqoftë,
ne shpresojmë se, në të
ardhmen, ajo do të punojë në këtë
drejtim.
A marrin pjesë shërbimet
amerikane të sigurimit dhe
të zbulimit në përpjekjet e
Serbisë që të zbulohen e të
kapen gjenerali Ratko Mlladiç
dhe të akuzuarit te tjerë
nga Tribunali Ndërkombëtar
i Hagës?
Eshtë shumë e rëndësishme që
Mlladiçi të kapet dhe kjo për
shumë arsye. Nëse do të mundë të
sigurojmë çdo lloj informacioni për
Mlladiçin, ne do t‘ua japim atë
edhe juve.
Megjithatë, a marrin pjesë
agjentë amerikanë në përpjekjet
që po bëhen këtu, për
kapjen e tij?
Nuk e di, por mund t‘ju them se,
në qoftë se agjentët e zbulimit
amerikanë, kudoqofshin në botë,
arrijnë të shtijnë në dorë ndonjë
informacion për të, ne da ta ndajmë
atë me ju.
A mendoni se qëndrimi i
njerëzve në Serbi ndaj SHBAsë
dhe amerikanëve ka ndryshuar
tani, pra në këtë kohë,
në krahasim me fillimin e
vitit të kaluar?
Vitin e kaluar, në këtë kohë, ne
ndodheshim në një periudhë mjaft
të tensionuar. Duket qartë se situata
sot është më e mirë. Madje edhe
në ditët më të këqia, kur u shpall
pavarësia e e Republikës së Kosovës
dhe u sulmua selia e ambasadës
amerikane në Beograd, njerëzit në
Serbi, përgjithësisiht, kanë qenë
miqësorë dhe kanë pasur predispozicione
miqësore ndaj punonjësve
të ambasadës dhe amerikanëve
që kishin ardhur për të vizutar
vendin tuaj. Kjo lidhje thelbësore
nuk është kërcënuar as në kohën
kur, në planin politik, ne kishim
mosmarrëveshje serioze. Njerëzit
që takoj anekënd Serbisë, janë
miqësorë ndaj nesh dhe për këtë u
shpreh atyre mirënjohjen time.