E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropiani vlen 500 mijë euro për kokë

Lojtarët e kombëtares spanjolle do të përfitojnë nga 500 mijë euro për kokë për triumfin në Kampionatin Evropian. Në këtë mënyrë vjen edhe akordi ndërmjet futbollistëve dhe federatës, e cila përfitoi afro 27 milionë euro nga UEFA pas suksesit në aktivitetin më të rëndësishëm kontinental, që u zhvillua në Austri dhe Zvicër. Fillimisht, shpërblimi i parashikuar për fitoren në Euro 2008 ishte me 214 mijë euro për secilin lojtar të grumbulluar nga ish-tekniku Aragones.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›