E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, gati oferta për Balotelin

Reali i Madridit është i interesuar për talentin e Interit, Mario Baloteli. Sipas spekulimeve në Spanjë, kampionët e La Ligas janë të gatshëm që t‘i ofrojnë zikaltërve 18 milionë euro në merkaton e janarit. Tekniku Bernd Shuster është mahnitur nga potenciali i afrikanit që luan me U-21 të Italisë, ndërsa drejtuesit janë të gatshëm të investojnë për "Super Marion". Sa herë që ka luajtur, sulmuesi 18-vjeçar nuk ka zhgënjyer dhe në Madrid e shohin si lojtarin ideal për të plotësuar vendin e mbetur bosh nga largimi i Robinjos. Baloteli ka kontratë me Interin deri në vitin 2013 dhe është ndër lojtarët e preferuar të presidentit Masimo Morati.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›