Plas çështja "Vieira", Franca është në kaos
Kombëtarja franceze është në krizë. Tashmë është mësuar edhe prishja e marrëdhënieve mes trajnerit Raimond Domenek dhe Federatës Franceze. Tekniku është paraqitur në një konferencë për shtyp, ku ka njoftuar problemet mes tij dhe federatës. Mund të humbasë postin, edhe në rast se do të fitojë kundër Rumanisë. Të gatshëm janë Deshamp, Bogosian, Blank dhe Hulier. Përveç kësaj, tashmë ka plasur edhe çështja "Vieria". Lojtari i Interit ka insistuar që të grumbullohet për Evropianin, edhe pse ishte i dëmtuar. Kjo ka provokuar një ndarje mes të rinjve dhe gardës së vjetër.