Ronaldinjo, në 360 gradë: Do të rikthehem si numri 1
Ronaldinjo tregon muajt e tij të parë në futbollin italian dhe objektivat pas transferimit te Milani. Fantazisti brazilian deklaron se synon të rikthehet si numri 1 në botë, ndërkohë që parashikon një derbi me Interin për titullin kampion.
Çfarë përshtypjesh keni nga futbolli italian?
Është i ndryshëm nga La Liga, është një futboll shumë taktik.
Dhe me mbrojtës që luajnë fort...
Jo, jo, në mënyrë të veçantë. Nuk janë të dhunshëm: futbolli italian është i fortë, por i ndershëm. Pastaj është edhe shumë konkurrues.
Keni shënuar në derbin me Interin, çfarë emocionesh përjetuat?
Ishte një prej golave më të bukur dhe më të rëndësishëm të karrierës sime. Mbi të gjitha, shpresoj që të jetë i pari i një serie të gjatë me fanellën kuqezi. Pas ndeshjes rikujtova sfidat e mëdha ku kam luajtur: Gremio - Internacional, PSG - Marsejë, Barcelona - Real Madrid. Është bukur kur vendos rezultatin e një takimi kaq të rëndësishëm, të dhuron shumë emocione. Më tej, kujtova dhe shkëputjen e golin që shënova në "Bernabeu" me Barçën.
Ende nuk jeni në formën optimale. Cili është objektivi juaj?
Shpresoj që brenda një kohe të shkurtër të rikthehem si numri 1 në botë. Po punoj intensivisht për këtë. Ndërkohë po përshtatem me realitetin e ri që po përjetoj.
Berluskoni mendon se roli juaj është në pozicion më qendror, ndërsa sipas Galianit po bëni mrekulli...
Kur të jem në formë nuk do të ketë më probleme pozicioni në fushë: do të mund të luaj kudo. Shqetësimi im i vetëm është të rigjej gjendjen optimale. Jam i kënaqur me atë që kam dhënë deri më tani te Milani: fakti që kam luajtur tri ndeshje në javë është shumë i rëndësishëm.
Si janë marrëdhëniet me Ançelotin?
Të mira, trajneri më ndihmon shumë. Më shpjegon se çfarë kërkon prej meje dhe më bën të ndihem i rëndësishëm për skuadrën.
Afrimiteti me Kaka dhe Sedorf është i dukshëm...
Rikin e njoh prej shumë vitesh, ndërsa Klarens është një prej lojtarëve më të mirë në botë.
Çfarë mendoni për Murinjon, me të cilin jeni përballur në takimin Barcelona-Çelsi dhe më pas në derbin e Milanos?
Është ndër trajnerët më të mirë në botë, e respektoj dhe e admiroj.
E shihni Interin si favoriten për titull?
Është skuadra kampione në fuqi, më duket e drejtë të cilësohet si kandidatja kryesore për titull. Megjithatë, Milani mund ta kalojë. Do të jetë një duel i bukur.
Po krizën e Juventusit si e shihni?
Do të kalojë. Krizat janë pjesë e futbollit, por janë të pakta skuadrat që kanë potencialin teknik dhe atletik të Juves.
Cili e meriton "Topin e Artë"?
Kandidatë janë Mesi, Kaka dhe Kristiano Ronaldo. Unë bëj tifo për Kaka, që është shoku im i skuadrës dhe pastaj për Mesin, me të cilin kam qenë në një skuadër.
Ju vjen keq që nuk jeni mes kandidatëve?
Këtë vit kam luajtur fare pak. Por në 2009-ën, nëse do të jem në formë, do të jem edhe unë mes favoritëve.
Pse erdhi divorci me Barcelonën?
Thjesht ishte mbyllur një cikël. Kishim fituar gjithçka dhe ajo që ndodhi është pjesë e jetës.
A ju mungon Championsi?
Jashtëzakonisht, është aktiviteti më i bukur.
Një premtim për tifozët e Milanit...
Nuk më pëlqejnë premtimet, përveç atij që do të jap gjithmonë maksimumin. Gjithsesi, dëshiroj t‘i falënderoj tifozët milanistë për ngrohtësinë që treguan që prej ditës së parë.