E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teste të reja për 5 mijë kampionët

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) ka vendosur të testojë sërish 5000 kampionët e gjakut të marra gjatë Olimpiadës së Pekinit, pasi dyshon për përdorimin e Ceras, molekulës që ka futur në kurth Rikon, Piepolin e Shumacher në çiklizëm. Rezultatet e analizave gjatë "Tour de France" kanë bindur CIO-n të bëjë një hap të domosdoshëm, edhe pse është paksa vonë. Të 5000 epruvetat e gjakut të marra gjatë Lojërave të Pekinit do të testohen sërish për stimuluesin e ri me emrin Cera. "Të gjithë kampionët, të të gjitha sporteve që iu nënshtruan analizave gjatë olimpiadës, do të ritestohen, është shprehur zëdhënësi i CIO-s, Emanuele Moreau. Të gjitha epruvetat janë çuar në laboratorin e ‘Wada‘-s në Lozanë". Bëhet fjalë për një rast historik, pasi CIO nuk kishte bërë kurrë teste të vonuara në një shkallë kaq të gjerë. Por ky veprim është parë i nevojshëm nga drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›