E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja, ne Azebajxhan mungon edhe Cana

Lorik Cana eshte titullari i katert qe nuk do te udhetoje me Shqiperine ne miqesoren e 19 nentorit, kunder Azerbajxhanit. Lojtari i kerkoi leje trajnerit qe te qendronte pushim ne daten e lire te FIFA-s, per shkak te kalendarit te ngjeshur qe ka me Olimpik Marsejen.

Biseda ndermjet trajnerit dhe mesfushorit u zhvillua vetem pak dite me pare ne Tirane, por vetem dje tekniku holandez vendosi: Cana nuk do te vije. "Trajneri u mendua per disa dite dhe vendosi t‘ia plotesonte kerkesen Lorik Canes, duke e lene pushim", konfirmuan burime prane Federates Shqiptare te Futbollit.

"Zevendesues? Jo, trajneri vendosi qe mos te grumbullonte lojtare te tjere. Ai e pa te arsyeshme qe ne Baku, skuadra te perbehet nga 18 lojtare". Sipas faqes elektronike te FSHF-se, drejtuesi i stolit kuqezi ka thene: "Eshte mundesia me e mire, per te pare dhe ofruar lojtare te rinj ne ekipin perfaqesues. Alternativat jane gjithmone te rendesishme dhe nepermjet tyre, ne mund te permiresohemi.

Kjo eshte arsyeja qe Cana, s‘do te jete ne ndeshjen kunder Azerbajxhanit ne Baku". Megjithate, fakti qendron se nga lista fillestare me 20 lojtare (nga e cila mungojne edhe Arjan Beqaj, Altin Lala dhe Erjon Bogdani per shkak demtimesh), jane grumbulluar vetem dy emra te rinj. Behet fjale per dyshen e Tiranes, Andi Lila dhe Gjergji Muzaka. Nga titullaret nuk do te mungojne Ervin Skela, Debatik Curri, Armend Dallku, Elvin Beqiri, Kristi Vangjeli dhe Klodian Duro.

Nisja e delegacionit nga Shqiperia do te behet ne oren 15:00 te pasdites dhe, pas dy oreve udhetim, ata do te "zbarkojne" ne Stamboll. Ne token turke, kuqezinjte do te presin per afro gjashte ore dhe me pas do te nisen drejt Azerbajxhanit. Miqesorja luhet te merkuren ne 20:00, me oren lokale (17:00 ne vendin tone).



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›