Exit Poll-i alarmon ushtrinë e policinë, synohet të nisë operacioni për manipulimin e rezultatit
Nxjerrja e sondazhit të parë nga Ora News dhe IPR Marketing ka shkaktuar një tërmet brenda të djathtës.
Fillimisht kamerat e Ora News u sulmuan në Bathore nga një përkrahës i Partisë Demokratike.
Më pas kryeministri Sali Berisha u zhduk nga ekranet, ndryshe nga sa ndodh zakonisht.
Kryetari i PS, Edi Rama, dhe kryetari i LSI, Ilir Meta, i kanë bërë thirrje policisë që të mos prekë rezultatin zgjedhor, duke përmendur me emër Agron Kuliçajn, nëndrejtor i policisë.
Burime të gazetës TemA thonë se dalja e këtij exit poll ka alarmuar Ministrinë e Brendshme dhe shërbimet e inteligjencës në ushtri dhe SHISH.
Mësohet se po tentohet që të nisë faza e dytë, ajo që synon të përmbysë rezultatin pasi janë mbyllur qendrat e votimit dhe do të nisë numërimi.
Në krye të këtij operacioni është i vetëcituari nga Meta dhe Rama, Agron Kuliçaj.