E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Aleanca ka marrë të paktën 80 mandate. LSI ka 15 deri në 20 mandate

metaEdhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka shpallur fitoren e koalicionit të majtë.

Ai tha se në kuti janë mbi 80 mandate për të majtën, ndërkohë që nga këto 15 deri në 20 mandate janë për LSI.

Nga të dhënat tona dhe nga të gjitha vlerësimet e pavarura, Aleanca për Shqipërinë Europiane ka tashmë në kuti të paktën 80 mandate.

LSI ka në kuti aktualisht 15 deri në 20 mandate.

Megjithatë nuk është kjo e rëndësishmja sepse fitorja e opozitës ka qenë e ditur nga të gjithë. Edhe suksesi i LSI ka qenë i qartë për të gjithë.

E rëndësishme është tani që procesi të vazhdojë normalisht dhe të gjithë komisionerët dhe numëruesit tanë të bëhen pjesë siç kanë qenë i një procesi që na nderon si një vend evropian.

Unë jam i bindur se ky angazhim qytetar për tu kurorëzuar një proces, që u minua që në fillim nga Berisha, do bëjë gjithçka për të lërë pas shumë njolla që ky proces mori për të arritur ato objektiva të pamundura të ish- kryeministrit Sali Berisha.

Ne jemi këtu për të mbrojtur këtë fitore plebishitare jo të opozitës, por të Shqipërisë, tha Meta./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›