E Diel, 1 Nëntor 2026

Exit-poll: Josipoviç, presidenti i ri kroat

 Ivo Josipoviç, një profesor i ligjit dhe muzikës, 52-vjeçar, ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, duke u bërë lideri i ri që do të përshpejtojë përpjekjet e ish-kombit jugosllav për të përfunduar bisedimet mbi hyrjen në Bashkimin Evropian deri në qershor. Josipoviç, i cili doli i pari edhe në 12 kandidatët e raundit të parë, por nuk fitoi shumicën e mundshme për të qenë lider, ka fituar dje rreth 64,6 për qind të votave, sipas agjencisë “Puls Ipsos”, rezultatet e së cilës janë transmetuar në TV Nova të Kroacisë. Rivali i tij, Kryetari i Bashkisë të Zagrebit, Milan Bandiç, kishte marrë 35,4 për qind. Rezultatet zyrtare nga komisioni zgjedhor do të dalin gjatë ditës sot. Josipoviç do të ketë një rol kryesisht ceremonial kur të  marrë nga presidenti aktual, Stipe Mesiç në shkurt pushtetin me kompetenca të kufizuara mbi ekonominë, por analistët vlerësojnë se do të jetë “një këshilltar i mirë” për kryeministrin Jadranka Kosor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›