E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një kryeministër supersticioz

 Valdis Dombrovskis, Kryeministri i Letonisë, ka pranuar gjatë një interviste, se i është drejtuar një fallxhori për të parë të ardhmen e vendit të goditur rëndë nga kriza ekonomike. Në agjencinë SWH ai është shprehur se, “Unë nuk ishte në gjendje të parashikojnë të ardhmen”. Letonia është vendi më i prekur nga kriza në komunitetin evropian, norma e papunësisë sipas shifrave të nëntorit 2009 (në bazë të sondazheve EUROSTAT), është 22,3 për qind, pra një person në katër është i papunë. Por jo vetëm shkalla e punësimit ka pësuar ngadalësim të rëndësishëm, por edhe GDP-ja ka rënë 19 për qind gjatë 12 muajve të fundit. Kështu, i çorientuar dhe i paaftë për të marrë vendime për ndryshimin  e situatës, kryeministri ka kërkuar ndihmën e një fallxhori që nuk ia ka përmendur emrin. Deklarata ka shkaktuar në Letoni një frymë ironie dhe nervozizmi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›