E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahija Fermeret pa fature nuk kane kreditim TVSH-je

Urdhri i kreut te Tatimeve Kujdes bimet mjekesore

Perdorimi i faturave ne sektorin e bujqesise vijon te jete problem per administraten tatimore por edhe ngerc per ekonomine ne teresi si efekt zinxhir te produktet e tjera. Per te kuptuar me qarte se kur e kane te drejten e kreditimit te TVSH-se subjektet private qe operojne ne fushen e bujqesise dhe per sqaruar inspektoret tatimore ne vjeljen e detyrimit drejtori i Pergjithshem i Tatim-Taksave Gazmir Spahija ka leshuar nje urdher duke u bazuar ne ligjin Per TVSH-ne sipas te cilit saktesohet skema qe duhet ndjekur ne perfitimin e rimbursimit. Kreditimi i TVSH-se eshte problem qe e hasin edhe sektore te tjere te ekonomise dhe zbatohet kur nje subjekt ka paguar TVSH te rimbursueshme qe shteti nuk ia kthen mbrapsht por ia zbret te taksat ose anasjelltas.

Duke marre shkas nga problematika e ngritur prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve nga Drejtorite Rajonale lidhur me zbatueshmerine e nenit 58 te ligjit nr.7928 date 27.04.1995 Per TVSH-ne i ndryshuar me konkretisht mbi skemen e kompensimit te fermereve drejtori i Pergjithshem i Tatimeve sqaron proceduren e re qe duhet ndjekur.

Ne ligjin nr.7928 date 27.04.1995 Per TVSH neni 58 per fermeret te cilet ne kuader te veprimtarise se tyre ne njeren nga fushat e prodhimit bujqesor e blegtoral furnizojne me keto produkte nje person te tatueshem sipas kuptimit te ketij ligji zbatohet skema e kompensimit te akorduar. Kompensimi qe personi i tatueshem bleres i ka paguar shitesit fermer vleresohet si TVSH-ja e kreditueshme per personin e tatueshem. Fermeret bejne furnizime me mallra me prejardhje nga puna e tyre dhe konkretisht kompensimi ka per qellim te mbuloje nje pjese te TVSH-se se paguar prej fermereve te perfshire ne cmimin e blerjes se mallrave e sherbimeve qe u jane furnizuar atyre per nevoja te veprimtarise ekonomike bujqesore e blegtorale.

Me tej kreu i tatimeve ve ne dukje se bazuar dhe ne ligjin nr.9817 date 22.10.2007 Per bujqesine dhe Zhvillimin Rural neni bazuar ne piken 9.3 te udhezimit te ministrit te Financave nr.17 date 13.05.2008 Per TVSH-ne eshte fermeri ai qe kompensohet ne kuader te veprimtarise se kryer prej tij ne nenin 2 Bujqesia eshte veprimtaria ekonomike e cila ka si objektiv prodhimin e ushqimit per njerezit te ushqimit per blegtorine te bimeve industriale dhe te karburanteve bio si dhe te produkteve te tjera nepermjet kultivimit sistematik te bimeve dhe mbareshtimit te kafsheve. Nisur dhe nga sa trajtuam e drejta e kreditimit te TVSH-se tatimpaguesit fermer i lind vetem nese veprimtaria e fermerit realizohet ne kushtet ligjore sa me siper. Gjate trajtimit te rasteve te tilla inspektoret ne drejtorite rajonale duhet te bazohen ne verifikime dhe fakte konkrete per te vertetuar nese kemi te bejme me fermere dhe jo me mbledhes bimesh mjekesore te rritura ne gjendje te eger thote Spahija.

Ministria e Financave i jep te drejten cdo fermeri qe ta rimbursoje TVSH-ne ne masen 6 per qind per cdo blerje qe ben me fature ne sherbim te kultivimit te tokes dhe zhvillimit te blegtorise. Per fermeret masa 6 per qind eshte e pamjaftueshme pasi per te gjitha produktet qe blejne paguhet TVSH 20 per qind.

Aktualisht sektori i bujqesise operon me kushte jo fort te organizuar me nje mungese koordinimi te tregjeve marketing te dobet dhe me veshtiresi financimi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›