"Expres" kap dy te rinj me 13 kg kanabis
Fier- Trafikonin droge ne aksin Fier-Lushnje, ndalohen dy te dyshuar me 13 kg kanabis dhe arme. Operacioni i koduar "Expres" i realizuar nga policite vendore te dy qyteteve, vuri ne pranga Ermal Mihalin dhe Armelin Semini, banues ne fshatin Mertish te Lushnjes. Kapja e tyre u be ne vendin e quajtur fshati Kemishtaj, ndersa po transportonin ne drejtim te qytetit 1 kg droge. Pas kontrollit te baneses se Armelin Seminit, u gjet edhe nje sasi tjeter lende narkotike me peshe 12 kg, si dhe nje arme gjahu te cilen e mbante pa leje. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar edhe 2 telefona celulare e nje motor.