E Shtunë, 31 Tetor 2026

I arrestoi per droge, plagoset ish-agjenti

Korce- Sapo eshte hedhur ne rruge nga Policia e Shtetit, ish-agjenti bie preh e nje agresioni per hakmarrje. Dy vellezer, te arrestuar nga efektivi i policise per shitje te droges, e kane sulmuar me mjete te forta D. Karanxhen tek hyrja e pallatit, duke e plagosur per spital. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se enjtes ne lagjen nr. 16 te Korces, kurse dje jane shpallur ne kerkim dy te dyshuarit per krimin, Kledjon dhe Alban Berberi, 20 dhe 26 vjec. Ndaj tyre eshte ngritur akuza e "goditjes per shkak te detyres, ne bashkepunim".
Kledjon Berberi, banues ne lagjen nr. 7 te Korces, ishte arrestuar disa vjet me pare nga ish-oficeri i policise kriminale per mbajtje narkotikesh. Kete arrestim te rinjte nuk ia kishin falur Karanxhes, por duket se kane pritur momentin e pershtatshem per hakmarrje. Madje ata pretendonin se ndalimi ka qene i padrejte dhe i sajuar nga agjenti. Karanxha sipas burimeve zyrtare eshte liruar nga detyra pak muaj me pare, per arsye qe nuk behen publike. Mesohet se denoncimi eshte bere nga vete 36-vjecari, ish-agjent, sipas te cilit rreth ores 23:20 te se enjtes, ne hyrjen e pallatit te tij ne lagjen nr. 16 te Korces, te dyshuarit e kane goditur me mjete te forta. I pyetur per motivet e mundshme gjate mjekimit ne spital, Karanxha iu ka thene ish-kolegeve se si motiv kane qene disa konflikte te perseritura me vellezerit Berberi. "Ka pasur konflikte te vazhdueshme, qe prej kohes kur ka qene oficer policie dhe ka arrestuar per mbajtje te lendeve narkotike Kledjon Berberin", sqaruan burime zyrtare te policise se Korces per ngjarjen. I demtuari ka marre mjekimin ne spital, nga plaget ne koke dhe trup dhe me tej eshte kthyer per ne banese, kurse te dyshuarit u shpallen ne kerkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›