E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Morem mbeshtetje ne Strasburg, nga miqte

Partia Socialiste vleresoi dje se tryeza e sotme eshte vijim i rruges se zgjidhjes se situates aktual politike. Permes nje komunikimi per mediat, sekretarja per Marredheniet me Jashte ne PS, Arta Dade, deklaroi dje se grupi parlamentar evropian i socialisteve dhe demokrateve i dha mbeshtetjen zyrtare kauzes demokratike te Partise Socialiste dhe opozites shqiptare per hetimin e plote te zgjedhjeve duke perfshire hapjen e kutive te votimit. Ajo tha se "hapja e kutive eshte nje ceshtje e shtruar per zgjidhje dhe ne jemi te vendosur ta cojme perpara kete ceshtje sepse jemi te vendosur te ndryshojme rrenjesisht cilesine e procesit zgjedhor ne Shqiperi duke i dhene fund njehere e mire korrupsionit elektoral me voten e lire te qytetareve". "Padyshim qe ne e shohim tryezen e neserme si vijim te rruges se zgjidhjes dhe neser kryetari i opozites shkon ne tryeze me mbeshtetjen e popullit opozitar, po edhe te miqve e partnereve tane nderkombetare qe dje ne Strasburg deklaruan zyrtarisht jo vetem shqetesimin e te gjithe botes demokratike per krizen ne Shqiperi, por edhe bindjen se kjo krize mund te zgjidhet vetem permes nje hetimi te plote, transparent e te monitoruar nderkombetarisht qe perfshin hapjen e kutive te votimit", deklaroi Dade, nje dite pas kthimit nga vizita 2-ditore ne Strasburg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›