"Sali Berisha duhet te leshoje pushtetin, vetem Dorisi e Jozefina Kunder kutive"
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, deklaroi dje se hapja e kutive eshte zgjidhja e vetme qe kerkohet nga shqiptaret, por edhe nga nderkombetaret. Permes nje deklarate per shtyp, kreu socialdemokrat tha se kryeministri Berisha duhet te lere pushtetin, pasi nuk e ka marre ate me 28 qershor, ku eshte deformuar vota e qytetareve. "Tavolina nuk do te ndryshoje rezultatin, thone shume vete, pasi ai nuk ka nevoje te ndryshoje, por do te zbardhe te verteten. Berishes nuk i duhet te dorezoje pushtetin sepse ate nuk e ka fituar as me voten e 28 qershorit", tha Gjinushi. Ai tha se atij i mjafton te dorezoje lirine tek sendet e gjetura dhe te pranoje zgjidhje reale politike. Sipas tij, kete e kerkon shumica derrmuese e popullit, e kerkon Strasburgu dhe Brukseli, majtas dhe djathtas. "Vetem dy persona jane kunder transparences se plote te zgjedhjeve, perfshire dhe hapjen e kutive, Dorisi dhe Jozefina. Eshte nje kusht i vetem per te dale nga kriza", tha Gjinushi.