E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatari gjen kufomen e te humburit

Gjirokaster- Peshkonte ne lumin Drino, zbulon kufomen e te humburit prej nje muaji ne fshatin Terihat te Gjirokastres. Trupat policore bene te mundur nxjerrjen nga uji te trupit te 47-vjecarit Thodhori Noni dhe me pas ekspertimin e gjendjes se trupit ne morg. Burime zyrtare bene me dije se Noni eshte vetembytur ne kushtet e depresionit qe prej 16 janarit, kur edhe familjaret denoncuan humbjen e tij. Prej vitesh i ndjeri vuante nga nje semundje mendore dhe kishte tentuar vetevrasjen. Edhe kurimi me ilace nuk ka permiresuar shendetin mendor te 47-vjecarit qe u gjet ne rrjedhen e lumit Drino. Gjate ekspertizes se kryer nuk jane zbuluar shenja dhune ne trup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›