E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Pa transparence, s'ka shprese per shqiptaret

"Ne jemi te bindur qe i kemi faktuar vjedhjet e votave ne Shkoder. Nje prokurori e organizuar nga nje mazhorance me votat e vjedhura qendron ne pushtet. Ne jemi te vendosur te kerkojme transparence, sepse e kemi vertetuar qe ne Shkoder jane bere vjedhje te medha dhe kjo gje mund te kete ndodhur ne mbare vendin. Nese nuk do te kete nje transparence per procesin zgjedhor nuk ka shprese per qytetaret. Tashme opozita e majte dhe e djathte eshte e vendosur, madje qendrimet jane te unifikuara, megjithese ka nje takim nen kryesimin e Presidentit te Republikes. Nuk besoj qe ka vend per nje rruge te mesme, ose do te kete transparence te hapjes se kutive ose nuk ka zgjidhje te krizes", deklaroi kryetari i PDK, Nard Ndoka pas takimit te djeshem me aleatet dhe me kreun e PS, Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›