Qytetarët dhe zgjedhjet (jo) qytetare
TIRANE - Procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale të 8 majit kanë hyrë në fazën më të nxehtë: Tirana dhe qytetet kryesore të vendit i kanë shpallur kandidatët zyrtarë të partive kryesore politike, opozita i është bashkuar institucionalisht procesit zgjedhor dhe axhenda zgjedhore po zë vendin kryesor në retorikën politike të ditës. Ligji zgjedhor në Shqipëri parashikon vetëm 30 ditë fushatë elektorale, por sic ndodh rëndom, tradita e fillimit të fushatës 2-3 muaj përpara është respektuar edhe këtë herë. Zgjedhjet lokale do të duhet të jenë zgjedhje për kryetarët e njësive vendore dhe këshillat respektivë, si produkte legjitime dhe institucionale për katër vitet e ardhshme.
Në praktikat perëndimore të zgjedhjeve lokale dominon natyra “qytetare”, pra përpjekja e partive politike dhe aktorëve politike për tu fokusuar në axhenda lokale, me një distancë të dukshme me problematikën e madhe politike të zgjedhjeve parlamentare. Në Shqipëri përvoja e deritanishme është e kundërt: zgjedhjet lokale janë parë, vlerësuar dhe lexuar me të njëjtin ritëm dhe kriter si zgjedhjet parlamentare. Politikisht zgjedhjet lokale janë test për partitë politike, test për qeverinë, për koalicionet politike, për vetë liderit politikë dhe alternativat që ata përfaqësojnë. Një distancë e dukshme votash midis mazhorancës dhe opozitës, në favor të njërës apo tjetrës palë, mund të jetë një sinjal i dukshëm për politikën qëndrore: vazhdimësi e qëndrueshme e qeverisjes në mazhorancë ose ecje drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sistemi ynë zgjedhor u njeh rol thelbësor partive politike: votohet për kandidatët e propozuar dhe mbështetur nga këto parti, votohet edhe për vetë partitë me listat e tyre të këshilltarëve. Në këto zgjedhje kemi “zbritje” të figurave të rëndësishme politike në garën për zgjedhjet vendore. Në Tiranë konkurron lideri i opozitës dhe një figurë qëndrore politike e mazhorancës, në Vlorë, Durrës, Lezhë etj, konkurrojnë ministra apo deputetë të parlamentit; ndërkohë që në rreth 20 bashki lokale konkurrojnë kryetarët vendorë të degëve të PD-PS. Qoftë edhe ky lexim formal i garës elektorale u jep atyre një theks të dukshëm politik. Ky argument përforcohet edhe nga vetë natyra e debateve politike qëndrore e lokale: si një vend i vogël në popullësi dhe territor, nuk kemi distancë të dukshme midis problematikës qëndrore e lokale. Tek ne, si deputeti në zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe kandidati për kryetar bashkie e komune, premtojnë në fushatë kushte më të mira jetese, infrastrukturë më të mirë, kujdes për mjedisin dhe shkollat, punësim të qytetarëve, pra premtojnë të njëjtën axhendë dhe problematikë.
Zgjedhjet e 8 majit nuk përbëjnë përjashtim. Mazhoranca ka shpallur qëllim kryesor fitoren në Tiranë pas 11 viteve të menaxhuar nga e majta, madje lideri aktual i të majtës. Ajo synon fitoren në qytete të drejtuara nga e majta, si Durrësi apo Korca, Elbasani apo Lushnja, Vlora apo Fieri, në përpjekje për të konfirmuar superioritetin e saj elektoral. E majta ka shpallur zhvendosjen e prioritetit të saj elektoral nga përpjekja për rimandatim në qytetet kryesore të vendit, në synim për t’i shndërruar zgjedhjet në referendum politik midis qeverisë dhe opozitës. Dy palët po (keq)përdorin pushtetin që kanë aktualisht (qeveria pushtetin qëndror dhe opozita pushtetin lokal) për të siguruar avantazhe elektorale në funksion të këtij synimi, pavarësisht se pjesa më e madhe e këtyre veprimeve përbëjnë cënim të parimeve etike apo zgjedhore të sanksionuara në Kodin Zgjedhor. Në thelb, kemi të bëjmë me dy axhenda dhe synime të ndryshme, me kontrast të thellë dhe me njëra tjetrën, në një kohë kur mbështetja publike për secilën palë është gati e njëjtë. Duke qenë se kontrasti politik, kontrasti në axhendë e prioritete nuk reflektohet edhe në kontrast në vota e mbështetje popullore, fushata për 8 majin do të duhej të ishte shumë më e qetë, më normale, më me pak sforco dhe retorikë të ashpër politike. Tek ne po ndodh e kundërta, si përherë. Zgjedhjet vijojnë të shihen si “jetë a vdekje”, jo si garë midis dy alternativave gati të përafërta, por midis “ëngjëllit dhe djallit”, gjë që rrezikon të deformojë integritetin dhe vetë funksionin real të këtyre zgjedhjeve.
Qeverisja vendore ka nevojë për administratorë politikë dhe këshilla funksionalë bashkiakë / komunar, të aftë të trajtojnë dhe të zgjidhin problemet themelore që kanë qytetarët. Partitë kanë bërë e po bëjnë të kundërtën; - ato po kërkojnë politikanë të aftë për të menaxhuar fushata dhe këshilla militante të afta të marrin vota. Vetë sistemi aktual zgjedhor ua mundëson këtë deformim thelbësor të rëndësisë dhe domethënies së zgjedhjeve vendore. Psh, qytetarët votojnë për partitë pa pasur mundësi zgjedhjeje midis emrave të shumtë për këshillat bashkiakë/komunar. Ata janë të detyruar ta bëjnë këtë, pavarësisht se sot kemi 22 këshilla bashkiakë e komunarë jofunksionalë, të paaftë të miratojnë as buxhetet vendore, të mblidhen rregullisht dhe as të ushtrojnë funksionet minimale për të cilat janë zgjedhur. Këto bllokime militante të këshillave, buxheteve, projekteve dhe aktivitetit lokal kanë pasur e kanë kosto të lartë për vetë jetën e qytetarëve dhe komuniteteve vendore; gjithësesi asnjë palë, asnjë lider politik nuk mban përgjegjësi dhe as ka ofruar një model institucional zgjidhjeje afatgjatë të këtij ngërci ligjor e politik.
Qytetarët do të duhej të zgjidhnin midis projekteve të ndryshme politike, sociale, kulturore, sportive, arsimore, etj, që lidhen me komunitetin e tyre, por vetë sistemi zgjedhor dhe sistemi politik nuk ua mundëson këtë. Një kryetar bashkie dhe komune kanë shumë më pak kompetenca sesa një drejtor enti publik në Tiranë apo qytete kryesore. Kryetari i bashkisë dhe i komunës nuk ka rol në drejtimin cilësor të shëndetësisë, arsimit, politikave sociale, politikave mjedisore, rendit public, sigurisë apo fushave të tjera me interes direkt qytetar. Ato vijojnë të jenë monopol i qeverisjes qëndrore, dhe në nivel lokal, i drejtuesve vendorë të emëruar nga qeveria qëndrore, shpeshherë për shkak të meritave politike dhe raporteve të ndarjes së posteve midis partive në koalicion.
Qytetarët do të duhej të votonin për një numër të madh kandidatësh lokale, me parimin, sa më shumë kandidatë, aq më shumë alternative. Vetë sistemi zgjedhor dhe politika është pengesë për ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese. Sistemi i detyron palët politike të krijojnë koalicione të mëdha politike, pra të kemi kandidatë të 2-3 koalicioneve të mëdha dhe rrallë, shumë rrallë ndonjë kandidat të pavarur apo kandidatë nga parti e komunitete lokale të vogla. Kjo formulë zgjedhore e kufizon ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes dhe i detyron qytetarët të privohen nga alternativa të shumëllojshme duke i bënë para faktit të kryer për zgjedhje midis vetëm dy ose tre emrave.
Qytetarët do të duhej të meritonin një proces zgjedhor të lirë, transparent dhe efektiv. Vetë sistemi zgjedhor dhe politik ua kufizon edhe këtë të drejtë kushtetuese. Sipas legjislacionit aktual, qytetarët nuk kanë asnjë rol në administrimin zgjedhor, konkurrimin zgjedhor dhe as në fazën e administrimit postzgjedhor. Sistemi i administrimit është tërësisht partiak, dy ose më shumëpartiak, ku partitë kandidojnë, partitë bëjnë fushatë, partitë hartojnë listat dhe menaxhojnë procesin, partitë numërojnë votat, partitë administrojnë dokumentacionin dhe procesin dhe në fund, partitë përmes vetos në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, bëjnë gjykimin e rezultateve dhe të ankesave. Vetë fakti se edhe një problem teknik si listat e zgjedhësve po shndërrohet në luftë politike midis palëve, tregon superioritetin e partive mbi qytetarët dhe të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së lirë, të barabartë dhe të fshehtë.
Për të gjitha këto argumenta, zgjedhjet e 8 majit mund të jenë të mira ose kritike, mund të jenë të pranueshme apo të kontestueshme, mund të ofrojnë zgjidhje ose të thellojnë konfliktin politik, por me siguri ato rrezikojnë të mos jenë zgjedhje në funksion të plota për vetë qytetarët dhe axhendën e tyre problematike. Qytetarët rrezikojnë të jenë fasadë për imazh apo sllogane, numra për vota apo mitingje, pa rol thelbësor në debatin apo produktin zgjedhor. Sistemi zgjedhor, sistemi politik dhe vetë aktorët politikë konkurrues me sjelljen, synimet dhe retorikën e tyre konfliktuale e përjashtuese, janë pengesë për këtë. Ky mund të jetë një lajm i keq, mund të jetë një shans tjetër i humbur, pavarësisht rezultatit dhe rezultateve formale, hartave propagandistike me “Shqipërinë blu” apo “Shqipërinë rozë”, - natyrshëm edhe një tregues kritik i nivelit të maturisë, përgjegjësisë dhe efektivitetit të demokracisë funksionale dhe qytetare në Shqipëri.
(GSH/BalkanWeb)