Portugalia konfirmon sëriaht Keiroz si trajner të saj
Nga Altin Latifi
Edhe pas barazimit me Shqipërinë, trajneri i Portugalisë Karlos Keiroz është konfirmuar në krye të detyrës. Presidenti i Federatës e quajti ndeshjen e të mërkurës vetëm një natë të keqe, ndërsa një sondazh i tifozëve tregon se ata janë kundër teknikut të kombëtares.
PORTUGALI- Federata Portugeze ka konfirmuar në krye të kombëtares trajnerin Karlos Keiroz, ndonëse skuadra e këtij vendi ka vetëm 5 pikë pas 4 ndeshjesh në grupin 1. Presidenti Xhilberto Madail tha në një konferencë për shtyp se tekniku do të respektojë kontratën e tij deri në vitin 2010, duke besuar në arritjen e kualifikimit. Pozitat e Keiroz u lëkundën shumë pas barazimit zhgënjyes që Portugalia mori të mërkurën ndaj Shqipërisë në Bragë, por Madail tha se ishte vetëm një natë e keqe dhe asgjë më shumë. Kreu i Federatës Portugeze lavdëroi edhe Shqipërinë, që sipas tij është bërë një ekip mjaft i fortë dhe i organizuar në mbrojtje. Pavarësisht kësaj, besimi ndaj Keiroz në tokën luzitane ka arritur në kufijtë minimalë. Në Portugali jo vetëm media, por edhe tifozët janë të bindur se Karlos Keiroz nuk duhet të jetë më trajneri i tyre. Në një sondazh të kryer nga e përditshmja sportive “Record”, një nga më të mëdhatë në vend, 60.4 për qind e portugezëve mendojnë se fajtori kryesor për barazimin pa gola ndaj Shqipërisë, ishte trajneri. Vetëm 39.6 për qind e tyre janë kundër kësaj ideje. Megjithatë, Keiroz do të vazhdojë të qëndrojë në krye të ekipit kombëtar deri në Botërorin 2010. Ndeshja e radhës për Portugalinë, është ajo kundër Suedisë më 28 mars.
(a.r/balkanweb)