F1, sezoni i ardhshëm me 20 Grand Prix

www.albania-sport.com- Formula 1 mund të zgjerohet në 20 gara në Kamponatin Botëror të vitit 2011. Bosi i F1, Bernie Ecclestone, zbuloi se ai nuk ka ndërmend të heqë asnjë garë nga kalendari aktual, ndërkohë që do të shtohet Indian Grand Prix. Punët për ndërtimin e cirkuitit indian janë në kryerje e sipër. Pista 4.9 km e gjatë ndodhet 50 kilometra larg Dehli.
“Do të jenë 20 gara”, - tha Ecclestone për gazetarët në Kinë. “Nuk do të heqim asnjë garë nga kalendari”. Kur Indian Grand Prix do të shtohet, atëherë do të jetë kalendari më i gjatë në historinë e Formula. Bernie Ecclestone po bën përpjekje të zhvillojë edhe një Grand Prix në Rusi.
Padroni i F1 foli edhe për Korean Grand Prix, të planifikuar për muajin tetor të këtij viti, ku u hodhën disa dyshime për vonesën e ndërtimit të pistës. Ecclestone tha se Korean International Circuit do të jetë gati.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili