Luftëtari pezullon tre lojtarë

www.albania-sport.com- Luftëtari pezulloi tre lojtarë: mesfushorin Sajmir Zharkalliu, si dhe sulmuesit Erlad Pustina dhe Bruno Okshtuni. Ka qenë vetë kyetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, njëherësh edhe presidenti i klubit bluzi. Argumenti i pezullimit ka të bëjë me rezultatet jo të pëlqyeshme të Luftëtarit.
Të paralajmëruar janë dhe trajnerët Mustafa Hysi dhe Kristaq Ciko, si dhe shefi i klubit, Besim Brahimi. Lojtarëve do t’u mbahet 50 për qind e rrogës mujore. Bashkia e Gjirokastrës shpenzon 300 milionë lekë të vjetra në një sezon.
Pas 25 javësh, Luftëtari ndodhet në vendin e 8-të me 33 pikë, 15 pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Partizani, dhe 30 pikë më pak se Bylisi i vendit të parë.
Ndeshja e ardhshme e Luftëtarit është ajo në transfertë me Adën e Velipojës. Në takimin e fazës së parë, Ada fitoi 2-0 në Gjirokastër.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili