Merkato, dhjetë thashethemet më të nxehta

Kampionatet e top-ligave europiane ndodhen në një fazë të nxehtë, ndërkohë që Liga e Kampioneve do të luajë gjysmfinalet dhe Kampionatit Botëror i Afrikës së Jugut do më pak se 60 ditë për të filluar. Ndërsa shumë superyje që militojnë në Angli, Spanjë, Gjermani, Francë dhe Itali sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshje, në “underground” kanë shpërthyer thashethemet e transfertave të merkatos. “Karuseli” ndërkombëtar është shumë nxitës. Sapo ka filluar. “Udhëheqësi” i merkatos për momentin është klubi anglez i Premier Ligës, Mançeser Siti, që falë milionave të panmumërt të pronarit të klubit, sheikut Mansur bin Zajed Al Nahyan, mund të paguajë atë që asnjë shoqëri tjetër mund ta bëjë. Serxhio Aguero (Atletiko Madrid), Sesk Fabregas (Arsenal), Zlatan Ibrahimoviç (Barcelona) apo Fernando Torres (Liverpul) nuk janë të vetmit që lidhen me emrin e klubit të Premier Ligës. Ja dhe dhjetë thashethemet më të nxehta të merkatos ndërkombëtare.
1. FERNANDO TORRES
Kriza financiare që ka kapur Liverpulin mund ta detyrojë klubin legjendar anglez të shesë xhevahiret e tij. Sulmuesi spanjoll Fernando Torres është i lidhur e një transfertë në Itali me Juventusin e Torinos. Por dhe Mançester Siti kërkon top-sulmuesin.
2. SESK FABREGAS
Ylli i Arsenalit është ndër më të kërkuarit në merkato. Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se pranë tij janë Barcelona, klubi ku është formuar si lojtar, por dhe në lojë ka hyrë edhe Mançester Siti. Arsenali nuk e jep kapitenin e tij pa një shumë prej 57 milionë eurosh.
3. EDEN HAZARD
Eden Hazard i klubit francez, Lilë, sipas informacioneve të mediave franceze dhe spanjolle, ndiqet nga një numër i madh top-klubesh. Real, Arsenal, Çelsi, Juve, Liverpuli, Sevilja dhe Bajerni kërkojnë të kenë grupin e tyre lojtarin talentuar 19-vjeçar.
4. MARTIN KASERES
Mbrojtësi Martin Kaseres (majtas), i cili për momentin është huazuar nga Barcelona të Juventusi, është i lidhur me një transferim te Arsenali. Uruguaiani sipas mediave britanike mund të zëvendësojë shumë të kërkuarin Bakari Sanja. Te Juve, Kaseres ka qenë i rëndësishëm.
5. SERXHIO AGUERO
Serxhio Aguero i Atletikos së Madridit qëndron në majën e listës së shumë klubeve të mëdha të kontinentit. Çelsi, Nançester Junaitid dhe Reali i Madridit dëshirojnë argjentinasin. Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, edhe Interi i Milanos duhet përfshirë në listë.
6. ESHLI JUNG
Eshli Jung i Aston Vilës në Angli ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, kampiones në fuqi të Europës. Sipas gazetës “Daily Star”, katalanasit mund të ofrojnë deri në 25 milionë sterlina për të bërë të vetin fantazistin 23-vjeçar të skuadrës së Premier Ligës britanike.
7. GUTI
Mesfushori Guti dëshiron të largohet pas 26 viteve të tij te Reali i Madridit. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle sportive “Marca”, për 33-vjeçarin ka një interesim të madh nga trajneri i Totenhemit, Herri Redknap. Edhe Interi është në listë për Gutin.
8. DAVID VIJA
David Villa është në listën e shitjeve të Valencias dhe emra e klubeve të interesuar është e gjatë: Barcelona, Real Madrid, Mançester Siti dhe Çelsi, të cilat kërkojnë me ngulm shërbimet e 28-vjeçarit. Sipas “Mirror” edhe Mançester Siti ka hyrë në lojë.
9. MILAN JOVANOVIÇ
Milan Jovanoviç i Standard të Liezhit dëshiron të jetë pjesë e “Reds”-ave të Liverpulit. “Sky Sports” citon sulmuesin, i cili ka thënë se sezonin e tjetër dëshiront të luajë në Angli. Vetë trajneri i Liverpulit, Rafa Benitezi, e ka shfaqur mëse një herë interesimin për serbin.
10. SULEJ MUNTARI
Sulej Muntari i Interit, sipas asaj që raporton britanikja “Daily Mail”, është në bisedime me Evertonin në Angli. Lojtari i Kombëtares së Ganës është i pakënaqur me trajtimin që i bën trajneri Hoze Murinjo te Interi, ku tashmë është shndërruar në një zëvendësues.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili