Pep Guardiola, “zoti i qiellit” të futbollit

www.albania-sport.com - Është trajneri i momentin. Më i miri në botë, sipas pesë organizatave të pavarura nga njëra-tjetra. Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, e ka shpallur si trajnerin më të mirë të botës të viti 2009. “Don Balon” e përcaktoi si trajnerin më të mirë të vitit 2009. Trofeu “Miguel Munjoz”, si trajneri më i mirë i vitit : 2009. Trofeu “World Soccer”, si trajneri më i mirë i vitit : 2009, dhe po kështu Pep është dhe trajneri i ekipit më të mirë “UEFA” për vitin 2009.
Pep Guardiola mund të quhet me plot gojën strategu i Barcelonës dhe njeriu që “ia ka marrë dorën” Realit të Madridit. Asnjë trajner në historinë 110-vjeçare të Barcelonës nuk ka arritur të fitojë katër klasike radhazi ndaj Realit, aq më tepër dy herë radhazi në “Santiago Bernabeu”. E gjithë kjo, përfshirë dhe gjashtë trofetë e sezonit të kaluar e bëjnë Guardiolën trajnerin më të mirë në historinë e Barcelonës.
BOSHTI I EKIPIT
Po kush është “mbreti” katalanas i Barcelonës. Josep Guardiola, i njohur botërisht si Pep Guardiola (i lindur, më 18 janar 1971, në Santpedor të Barcelonës), është një nga trajnerët më të vlerësuar aktualisht në botë. Guardiola iu bashkua “La Masia” (akademia e Barcelonës) në moshën 13 vjeç dhe u rrit në të gjitha ranqet e akademisë së Barcelonës për gjashtë vjet, duke bërë debutimin e tij në vitin 1990 kundër Kadizit.
Në javën e parë të tij në klub, trajneri holandez Johan Krujf bëri një vizitë të papritur në “Mini”–stadiumin që përdoret tani nga të rinjtë dhe Barcelona B. Përpara përfundimi të ndeshjes brenda grupit, Krujfi pyeti Çarli Reksah, trajnerin e të rinjve të Barcelonës në atë kohë, emrin e djaloshit të “thatë”, i cili luante në të djathtë të mesfushës. “Guardiola, një djalë i mirë”, ishte përgjigja e Reksah. Krujfi injoroi komentin dhe i tha Reksahit ta spostonte atë në mesfushë, për të luajtur si shkatërrues, një pozicion i vështirë për tu përshtatur menjëherë dhe jo shumë i përdorur nga shumë ekipi në Spanjë për atë kohë. Pep Guardiola u përshtat menjëherë, ashtu siç e priste dhe Krujfi dhe ai lëvizi në ekipi e parë në vitin 1990 dhe u shndërrua në një bosht të vëretë të ekipit të ëndrrave, të njohur botërisht si “Dream Team”.
“EKIPI I ËNDRRAVE”
Johan Krujfi e përdori mesfushorin e ri shkatërrues në mungesë të lojtarit të pezulluar, Guiljemo Amor. Guardiola u bë një lojtar i rregullt i ekipit të parë në sezonin 1991-1992 dhe kur ishte vetëm 20 vjeç ai ishte një komponent kyç i formacionit që fitoi kampionatin spanjoll, La Liga, dhe Ligën e Kampioneve, duke qenë edhe pjesë e Spanjës në Lojërat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992. Revista prestigjioze itlaliane “Guerin Sportivo” e konsideroi Guardiolën si lojtarin më fin në botë për moshën nën 21 vjeç.
“Ekipi i ëndrrave” të Krujfit fitoi edhe kampionatin spanjoll në sezonet 1992-1993 dhe 1993-1994. Pasi firmosi me Romarion, Barcelona arriti sërish në finalen e Ligës së Kampioneve, por u poshtërua në finalen e Athinës, duke humbur ndeshjen 4-0. Krujfi u largua në vitin 1996, ndërsa Barcelona kishte përfunduar në vendin e katërt në sezonin 1994-1995 dhe në të tretin në sezonin 1995-1996, por Guardiola e ruajti pozicionin e tij në qendër të mesfushës së Barcelonës.
Në sezonin 1996-1997, Barcelona, kësaj radhe e drejtuar nga Bobi Robson, fitoi tre trofe: Kupën e Mbretit, Kupën e Fituesve të Kupës dhe Supekupën e Europës. Pjesa më e madhe e “Dream Team” ishte laguar, dhe kishin ardhur lojtarë të rinj si Luis Figo dhe Ronaldo, të cilët kishin zënë vendet e Hristo Stojçkovit dhe Txiki Begiristainit. Në fund të sezonit 1996-1997, Barcelona hodhi poshtë ofertat e Romës dhe Parmës për Guardiolën. Pas ripërtëritjes së kontratës me klubin katalan deri në vitin 2001, Guardiola u bë lojtari i dytë më i paguar në kampionatin spanjoll me 15 milionë peseta.
KAPITENI SHKATERRUES
Ish-mesfushori shkatërrues shpenzoi pjesën më të madhe të karrierës së tij dyke luajtur për Barcelonën, që drejtohej në atë kohë nga një emër i madh si Johan Krujfi, një skuadër e mbiquajtur “Dream team” (ekipi i endrrave) e që fitoi Ligën e parë të Kampioneve me Barçën. Pep ishte kapiteni i skuadrës në katër vitet e tij të fundit me Barcelonën. Si lojtar Guardiola laujti edhe me Breshian e Romën në Itali, si dhe me Al-Ahli dhe Dorados de Sianaloa. Guardiola zhvilloi edhe ndeshje ndërkombëtare me Spanjën, si dhe disa miqësore-shou me Katalonjën.
LAMTUMIRA
Një dëmtim në muskulin e pulpës e la Guardiolën në më të shumtën e ndeshjeve gjatë sezonit 1997-1998, në të cilin Barcelona fitoi “the double”, kampionatin dhe kupën nën drejtimin e trajnerit të ri Louis van Gal. Guardiola u kthye në aksion sezonin e kaluar, duke fituar kampionatin me Barcelonën, falë kontributit të jashtëzakonshmë të Rivaldos dhe Figos. Në qershor të vitit 1998, Guardiola iu nënshtrua një operacioni për të zgjidhur një herë e mirë të gjitha problemet me pulpën e tij, çka i solli dhe mospjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës në vitin 1998 për Spanjën.
Barclona nuk fitoi asnjë trofe në vitin 2001, por u kualifikua për në Ligën e Kampioneve. Më 11 prill të vitit 2001, kapiteni i Barceloëns deklaroi se ai do të largohej nga klubi pas 17 vitesh shërbimi. Më 24 qershor të vitit 2001, Guardiola luajti ndeshjen e tij të fundit me Barçën në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Sëlltikut.
TRAJNER
Guardiola u emërua trajner i Barceloëns B, më 21 qershor të vitit 2007. Nën drejtimin e tij, Barcelona B doli në krye të grupit të saj në Kategorinë e Tretë dhe u kualifikua për të marrë pjesë në plejofin e Kategorisë së Dytë. Presidenti i Barcelonës, Johan Laporta bëri të ditur se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i i ekipi të Barcelonës, duke zëvendëusar në fund të sezonit 2007-2008, holandezin Frenk Rajkard.
Kur Guardiola mori detyrën, Ronaldinjo, Deko dhe Samuel Eto’o ndër të tjerët nuk ishin në planet e tij. Gjatë vitit të parë të rij si trajner, Guardiola arriti të fitojë gjithçka: kampionatin spanjoll, Kupën e Spanjës, Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampioneve, Superkupën e UEFA-s dhe Kampionatin Botëror të Klubeve. Në epokën e Guardiolës, Barcelona luan një futboll më të bukur dhe shënon më shumë.
Presidenti i Barcelonës, Johan Laporta: “Disa klube blejnë fitues të ‘Topit të artë’, ne i bëjmë ata”. Akademia “La Masia” është ndër më të njohurat në botë. Poshtërimi i Realit të Madridit në shtëpinë e tij me rezultatin tenistik 2-6 mbetet një nga fitoret më të mëdha të Barcelonës, por dhe të trajnerit të saj, Pep Guardiola. Barcelona, për momentin udhëheq kampionatin spanjoll (+6 pikë nga Reali dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, ku do të përballet me Interin.
TRI REKORDET E PEP
1
Pep Guardiola është i pari trajner në botë që arrin të fitojë një “sextuple”, praktikisht të gjitha trofetë e mundshme.
2
Guardiola, 38 vjeç, u bë trajneri më i ri në moshë i të gjitha kohërave që fitoi Ligën e Kampioneve (të vitit 2009).
3
Asnjë trajner në historinë 110-vjeçare të Barcelonës nuk ka arritur të fitojë katër klasike radhazi ndaj Realit.
12 sezone, 16 trofe
Guardiola luajti 479 ndeshje për Barcelonën, gjatë 12 sezoneve me ekipin e parë, duke fituar 16 trofe. Në konferencën e tij të shtypit pas ndeshjes së fundit, Guardiola tha: “Ishte një udhëtim i gjatë. Jam i lumtur, krenar me mënyrën se si njerëzit më trajtuan mua dhe unë kam bërë shumë miq. Nuk mund të këkroj më shumë. Kam qenë shumë vite në elitë. Nuk erdha për të bërë histori, por bëra historinë time”. Guardiola ishte shumë i ngadaltë në të folur, por kishte qenë një futbollist inteligjent, rallë shënoi gol, kjo dhe për shkak të pozicionit të tij në fushën e lojës. Guardiola fitoi gjashtë kampionate në Spanjë, një Ligë Kampionesh, medaljen e artë olimpike, dhe shumë trofe të tjerë.
Model dhe hero
I lindur në qytetin katalan të Santpedorit, vetëm 100 metra nga stadiumi “Kamp Nou” dhe rezident në “La Masia”, në një familje tradicionale fermerësh, ai ishte një pjesë e çmuar e shkollës së Barcelonës. I rregullt, kontruktiv dhe një përdorues i mirë i topit. Guardiola është konsideruar si hero për shumë mesfushorë spanjollë, si Ksavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Seks Fabregas, të cilët kanë deklaruar se kanë parë te Guardiola heroin dhe modelin e tyre.
TRAJNERI “SEKSTUPLE”
Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Guardiola u bë trajneri i ekipit të dytë të Barcelonës. Më 8 maj 2008, presidenti i Barcloëns, Johan Laporta, bëri të ditur se Guardiola do të pasojë Frenk Rajkardin se trajner i ekipit të parë. Pep nënshkroi kontratën e tij, më 5 qershor 2008. Guardiola, 38 vjeç, u bë trajneri më i ri në moshë që fitoi Ligën e Kampioneve (të vitit 2009). Gjatë sezonit të kaluar ai fitoi edhe Superkupën e Spanjës kundër Atletikos së Bilbaos, Supërkupën e UEFA-s kundër ukrainasve të Shakhtar Donteskut, si dhe Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s kundër argjentinasve të Estudiantes, duke fituar gjashtë trofe në gjashtë kompeticione të ndryshme, duke u bërë i pari trajner në botë që arrin të fitojë një “sextuple” (gjashtë trofe).
“DIKTATORI” I REALIT
Teknikut katalanas i kanë mjaftuar dy sezone për të vendosur “diktatin” e tij. Ka arritur të mposhtë dy kolegët e tij, Huande Ramosin dhe Manuel Pelegrinin. Në “Kamp Nou” (13 dhjetor 2009), në sezonin e tij të parë, fitoi 2-0, edhe pse më shumë vështirësi. Në ndeshjen e fazës së dytë, në “Bernabeu” (2 maj 2009), arriti një fitore historike 2-6, duke fituar më pas titullin kampion. Por, dhe Pelegrini doli i humbur në duelin e tij me Guardiolën. Barcelona fitoi 1-0 në “Kamp Nou” (29 nëntor 2009), falë një goli të Zlatan Ibrahimoviçit, ndërsa në ndeshjen e kthimit, pikërisht të shtunën e kalaur, Guardiola ofroi një tjetër leksion për Realin. Barcelona e tij jo vetëm që fitoi 0-2 në “Bernabeu”, por dominoi edhe në lojë për 90 minuta. Në total katër fitore në katër ndeshje: 11 gola të shënuar dhe dy të pësuar. Guardiola thyen edhe rekordin e Enrike Fernandezit dhe Terri Venejbëllsit. I pari trajneri në sezonet 1947-1948 dhe 1948-1949, ku arriti tri fitore në katër ndeshje kundër Realit. Edhe Barça e Venejbëllsit i dha një leksion të mirë madrilenëve, ku në katër ndeshjet e luajtura në sezonet 1984-1985 dhe 1985-1986, arriti vetëm tri fitore.
Guardiola, shok skuadre me Igli Taren
Pasi u largua nga Barcelona në vitin 2001, në moshën 30 vjeç, Guardiola ishte përfolur për një lëvizje drejt Njukasëllit, Mançester Junaitid, Totenhemit dhe Liverpulit në Angli, plus që të dy klubet e Milanos, Interi dhe Milani interesoheshin për të. Gjithsesi, Guardiola zgjodhi të bashkohej me Breshian në Itali, pikërisht në sezonin 2001-2002, ku u aktivizua vetëm në 11 ndeshje e duke shënuar 2 gola. Pikërisht në këtë kohë, kishte mbërritur nga Kaiserslauterni i Gjermanisë, sulmuesi shqiptar Igli Tare, atëherë 28 vjeç. Të dy, si Guardiola ashtu dhe Tare ishin ndër të preferuarit e trajneri të njohur Karlo Macone. Ndërsa Guardiola, luajti vetëm një sezon te Breshia, Igli Tare luajti dy sezone: 75 ndeshje, 15 gola. Në atë kohë për Breshian luante edhe Roberto Baxhio. Aktualisht, Breshia ndodhet në Serinë B. Guardiola pas Breshias luajti me Romën (2002-2003), dhe u rikthye sërish te Breshia. Në Itali, Guardila luajti edhe në disa ndeshje të Ligës së Kampioneve. Stacioni i fundit si futbollist ishte Al-Ahli i Katarit, ku luajti përkrah lojtarëve të tillë si Gabriel Batistuta. Guardiola, atëhëre 34 vjeç, ishtë një ndër më të mirët në kampionatin e Katarit. Pas kësaj ai hodhi poshtë sërish ofertat nga klubet më të mëdha angleze, pasi deklaroi se mosha e tij për të luajtur futboll të nivelit të lartë ishte e madhe. Ekipi i fundit, përpara se Pep të tërhiqej përfundimisht nga futbolli ishte klubi meksikan Dorado de Sinaloa, për të cilin luajti vetëm gjashtë muaj.
“Futbollistët i kanë trutë në këmbë”
“Thuhet shpesh se futbollistët i kanë trutë e tyre në këmbët e tyre. Por unë nuk dua ta përgjithësoj atë”, - ka thënë Guardiola gjatë një interviste për “Time”. Pep Guardiola ka qenë te Barcelona, qysh kur ishte 13 vjeç, ndërkohë qe tani, 39 vjeç, ai është prej dy sezonesh trajneri i saj.
“Student i mirë”
“Unë kam lindur futbollist. Kam luajtur me topin qysh kur kam qenë një djalë i vogël në Santpedor, fshati i Katalonjës, në të cilën unë u rrita. Prindërit e mi këmbëngulën se edukimi vjen përpara futbollit. Isha një student i mirë. Pas shkollës së mesme unë studiova drejtësi për një vit. E lashë se nuk kisha kohë të shkoja dhe në mësime dhe të luaja futboll, apo disiplinën për të vazhduar të studioja kur isha vetëm në shtëpi”
“Visca Barça”
Ka një lidhje speciale midis katalanasve dhe ekipit të Barcelonës. Katolonja ka indentitetin e saj kulturor, madje dhe gjuhën e saj të veçantë. Për shumë vite, kur Spanja ishte nën pushtetin e diktatorit Françisko Franko, stadiumi i futbollit ishte një nga vendet e pakata, kur njerëzit mund të thërrisnin të sigurt “Visca Barça! Visca Katolonja!” (Rroftë Barça! Rroftë Katolonja!). “Kamp Nou” ishte një pikë referimi për katalanasit.
“Admiroj holandezët”
“Shumë njerëz kritikojnë numrin e të huajve, veçanërisht të holandezeve, të cilët kanë luajtur për Barçën, por unë nuk jam dakord. Kultura holandeze e futbollit është një nga ato që unë admiroj më shumë. Një vend aq i vogël të prodhojë kaq futbollistë të mëdhenj dhe me një stil sulmues shumë atraktiv. Kur Johan Krujf erdhi për të drejtuar Barcelonësn, ai ndryshoi kulturën e futbollit tonë dhe Louis van Gal e vazhdoi atë. Në dhjetë vjet ne fituam më shumë tituj se në të gjithë historinë tonë. Është e vërtetë që Barça ka një ndjenjë speciale për futbollistët katalanas, pro atë u kanë dhënë një mbështetje të madh lojtarë si Krujf, Romario, Stoiçkov, Laudrup, Figo , - është shprehur gjatë intervistës Pep Guardiola.
Ekipi më i mirë i të gjitha kohërave
Thuajse për të gjithë eksperët, ekipi i Barcelonës është më i mirë i të gjitha kohërave, kjo në termat e suksesit, pasi asnjë ekip deri më sot nuk i ka fituar kurrë të gjithë trofetë e mundshëm. Barcelona e bëri atë në vitin 2009, me gjashtë të tillë. Në vitin 1972, Ajaksi fitoi çdo kompeticion në të cilin ai luajti, por ato ishin vetëm pesë: kampionati holandez, Liga e Kampioneve (Kupa e Kampioneve, në atë kohë), Kupën e Holandës, Superkupën e Europës dhe Kupën Interkontinentale (ekuilivalenti i sotëm i Kampionatit Botëror të Klubeve). Barcelona i fitoi të gjitha: kampionatin spanjoll, Kupën e Spanjës, Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampioneve, Superkupën e UEFA-s dhe Kampionatin Botëror të Klubeve. Në epokën e Guardiolës, Barcelona luan një futboll më të bukur dhe shënon më shumë. Presidenti i Barcelonës, Johan Laporta: “Disa klube blejnë fitues të ‘Topit të artë’, ne i bëjmë ata”. Akademia “La Masia” është ndër më të njohurat në botë. Poshtërimi i Realit të Madridit në shtëpinë e tij me rezultatin tenstik 2-6 mbetet një nga fitoret më të mëdha të Barcelonës, por dhe të trajnerit të saj, Pep Guardiola.
ME KOMBËTARET
SPANJA
Pep Guardiola debutoi me Spanjën, më 14 tetor 1992, në barazimin 0-0 kundër Irlandës së Veriut për kualifikuesen e Kupës së Botës. Në të njëjtin vit, si kapiten i Spanjës fitoi Lojërat Olimpike “Barcelona 1992”. Për Kombëtaren e Spanjës, Guardiola luajti 47 ndeshje, duke shënuar pesë gola. Ndeshja e tij e fundit, është ajo në miqësoren kundër Meksikës, më 14 nëntor 2001.
KATALONJA
Guardiola gjithashtu luajti dhe ka qenë një avokat i fuqishëm për ekipin Kombëtar të futbollit të Katalonjës, e gjithashtu ka punuar gjithmonë për pavarësinë e Katalonjës. Nga viti 1995 deri në vitin 2005 ka ka luajtur disa ndeshje miqësore për ekipin e Katalonjës, i cili në fakt nuk merr pjesë në aktivitetet e organizuara nga FIFA. Trajneri i Katalonjës është Johan Krujfi.
TROFETË
SI LOJTAR
Me Barcelonën
La Liga: 1990-1991, 1991-1992, 1992-1993, 1993-1994, 1997-1998, 1998-1999
Kupa e Mbretit: 1997, 1998
Superkupa e Spanjës: 1991, 1992, 1994, 1996
Liga e Kampioneve: 1991-1992
Kupa e Fituesve të Kupës: 1996-1997
Superkupa e Europës: 1992, 1997
Me Spanjën
Ari Olimpik: 1992
Medalja “Bravo: 1992
Ekipi i UEFA-s: 1992, 2000
SI TRAJNER
Barcelona B
Kampion i Kategorisë së tretë: 2007-2008
Barcelona
La Liga: 2008-2009
Kupa e Mbretit: 2008-2009
Superkupa e Spanjës: 2009
Liga e Kampioneve: 2008-09
Superkupa e Europës: 2009
Kampionati Botëror i Klubeve: 2009
Trajneri më i mirë i botës, IFFHS: 2009
“Don Balon”, si trajneri më i mirë i vitit: 2009
Trofeu “Miguel Munjoz”, si trajneri më i mirë i vitit : 2009
Trofeu “World Soccer”, si trajneri më i mirë i vitit : 2009
Trajneri i ekipit më të mirë “UEFA” : 2009
I akuzuar për doping
Eksperienca italiane e Pep Guardiolës nuk ishte ndër më të lumturat e ish-kapitenit të Barclonës. Mesfushori u akuzua për përdorim të substancave të ndaluara, nandrolone, dhe u pezullua katër muaj. Gjashtë vjet më pas, më 23 tetor 2007, Guardiola rihapi çështjen dhe më 29 shtator 2009, masa ndaj tij u pastrua dhe çësshtja u sqarua një herë e mirë.
Baba i tri fëmijëve
Pep Guardiola është fëmija e tretë i Dolors dhe Valentisë. Ai ka dy motra më të mëdha, Françeskën dhe Olgën, si dhe një vëlla më të vogël, Peren. Guardiola është martuar me Krisitina Serrën, të cilën e takoi për herë të parë në një dyqan veshjesh, kur ai ishte vetëm 18 vjeç. Çifti ka tri fëmijë: Marinë (lindur në vitin 2000), Mariusin (2003) dhe Valentinën (2008). Guardiola është shok i ngushtë me Manel Estiarten, ndërsa miq të tij të çmuar janë gjithashtu dhe Luis Figo, Luis Enrike, Tito Vilanova dhe Johan Krujf.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili