Trepça dhe Ferizaj ankohen në referim

Zyrtarët e Trepçës dhe të Ferizajt janë ankuar të enjten, pasi siç thonë ata, janë dëmtuar rëndë nga gjyqtarët në ndeshjes e së mërkurës si mysafirë të Prishtinës (1:0), përkatësisht të Flamurtarit (1:0).
Mitrovicasit janë ankuar në Këshillin Profesional të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sepse pretendojnë se Prishtina në atë ndeshje golin e fitores e ka shënuar nga pozita jashtë loje.
“Prishtina e ka shënuar golin e fitores nga pozita jashtë loje, dhe kjo shihet qartë në xhirime. Kurse, gjyqtari anësor tri herë e ka ngritur flamurin lart kur Trepça ishte në aksione, pa qenë fare në pozitë jashtë loje. Po ashtu, gjyqtarët e kanë lejuar Prishtinën të aplikojë lojë agresive, kurse neve na ndalonte të luanim njëjtë”, deklaroi për Express, drejtori sportiv i Trepçës, Ilir Bojku.
“Megjithatë ne e urojmë Prishtinën për fitore dhe i urojmë suksese. Qëllimi ynë i vetëm është të dënohen ata tre gjyqtarë dhe nuk duam edhe të tjera herë të dëmtohemi ashtu. Kryesia e Prishtinës na ka pritur mirë dhe i falënderojmë, por jo edhe Plisat, të cilët na fyenin neve nga mllefi që e kishin prej basketbollit”, shtoi ai.
Ndeshjen Prishtina – Trepça (1:0) e ka referuar treshja e gjyqtarëve Domi, Kepuska dhe Ibrahimi.
Ndërsa, edhe Ferizaj është ankuar në referim, me arsyetimin se gjyqtari nuk ia ka akorduar katër penalti klasike në ndeshjen si mysafir i Flamurtarit (1:0). “Flamurtari na ka pritur shumë mirë dhe ndeshja ishte korrekte. Por gjyqtarët kanë ndikuar direkt në rezultat, sepse na janë anuluar katër penalti klasike. Të gjithë i kanë parë se ishin penalti, kurse gjyqtarët nuk i panë. Kryesia po përgatitet për t’u ankuar në FFK”, tha për Express, trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi.
Ndeshjen Flamurtari – Ferizaj (1:0) e ka referuar treshja e gjyqtarëve: Hajdari, Peshteri, Mallaku.