Bode: Sfida jonë, mundësi të gjithëve për t'u arsimuar
KORCE - Kandidatët e djathtë për deputetë të qarkut të Korçës u takuan me arsimtarët dhe pedagogët. "Sfida e Partisë Demokratike në mandatin e ardhshëm do të jetë krijimi i mundësive për të gjithë të rinjtë që të arsimohen",- tha ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili kryeson listën e demokratëve për Korçën.
Bode i ka kërkuar të gjithë intelektualëve “që të kryejnë misionin që i ka ngarkuar shoqëria, të analizojnë dy alternativat, duke vënë në balancë punën dhe investimet e kryera nga Partia Demokratike për zhvillimin e modernizimin e arsimit e jetës shoqërore e politike, dhe alternativën tjetër”.
(BalkanWeb)