FAO: Mbi 870 milionë të uritur në botë

Të dhënat më të reja tregojnë se rreth 870 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria, kumtoi Organizata e OKB-së për ushqim dhe bujqësi (FAO).
Sipas FAO-s, të dhënat më të reja paraqesin përmirësim në raportin e numrit të të uriturve nga fillimi i vitit 1990 prej më shumë se mbi një miliardë, por edhe më tej është i papranueshëm numri i lartë.
"Impulsi, i cili ishte i pranishëm një kohë në këtë plan tani po dobësohet", deklaroi Olivie De Shater, i dërguar i posaçëm i OKB-së për të drejtën e ushqimit.
"Gjithmonë kur të paraqitet krizë ne sërish bëjmë përpjekje, por pastaj nuk i zbatojmë këto masa. Është vështirë të ngrihen njerëz atëherë kur nuk ka rrezik", deklaroi De Shater.
Grupi prej 20 ekonomive udhëheqëse botërore (G20) vitin e kaluar premtoi se do të zbatohen masa për kontroll të rritjes së çmimit të ushqimit në botë, por prej atëherë është realizuar progres i kufizuar.