Liverpooli, në Spanjë për Turan e Sanchez

Liverpooli e ka ndërmend të ‘peshkojë’ në Spanjë. Gjiganti anglez ia ka vënë syrin mesfushorit turk të Atletico Madridit, Arda Turan.
25 vjeçari është bërë objektivi kryesor i Reds për sezonin e ardhshëm, pasi që posedon karakteristika që i përshtaten ekipit anglez.
Ndërkohë, sipas medieve britanike, pesë herë kampioni i Evropës është duke tentuar ta transferojë në Anfield Road edhe sulmuesin kilian Alexis Sanchez, i cili ishte transferuar dy vjet më parë në Barcelonë nga Udinese.
Me këto dy përforcime, Liverpooli synon të rikthehet i madh, siç ishte dikur.