E Shtunë, 31 Tetor 2026

City e kërkon Busquetsin

Manchester City është duke tentuar ta bëjë të vetin Sergio Busquetsin. Mesfushori i Barcelonës pëlqehet shumë nga menaxheri i ‘Citizens’, Roberto Mancini, prandaj drejtuesit e klubit anglez i kanë filluar kontaktet e para me menaxherët e lojtarit.

Në rast se përfaqësuesi spanjoll është i interesuar për t’u transferuar në Premierligë, atëherë kampioni aktual anglez do t’i fillonte shumë shpejt bisedimet edhe me Barcelonën.

Busquets është pjesë e akademisë së Barçës dhe është zbuluar nga trajneri Pep Guardiola. Ai është pjesë e rëndësishme e katalunasve dhe e përfaqësueses së Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›