E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia duhet të marrë masa për uljen e borxhit

E parë nga investitorët si vendi më i dobët në eurozonë, Greqia po lëkundet në prag të zhytjes në recesion pas shumë vitesh rritjeje ekonomike dhe ndërkohë ka borxhin e dytë më të madh në BE pas Italisë.
     
"Po përballemi me rrethana të jashtëzakonshme. Rikthimi i besimit është çelësi", deklaroi Papaconstantinou gjatë një interviste për “Reuters”.
     
Papaconstantinou shpjegoi se treguesit thelbësorë të ekonomisë do të jenë më të rëndë nga çfarë pritej dhe se një një plan i menjëhershëm duhet të vihet në zbatim duke kombinuar masat fiskale me reforma strukturore.
     
"Sipas të dhënave që kemi deri tani, rritja e PBB-së pritet që këtë vit të jetë me rreth -1.5 për qind, shifër më e ulët nga çfarë ishte parashikuar", deklaroi ai. "Deficiti i vitit 2009 pritet ta kalojë 10 për qind të PBB-së, ashtu siç njoftoi edhe banka qendrore", shpjegoi ministri.
     
Greqia do t'i paraqesë Brukselit një plan trevjeçar për reduktimin e borxhit dhe deficitit, por do të duhet më shumë kohë për ta sjellë atë në nivelin e parashikuar nga BE-ja.
     
"Mund të duhen tre deri në katër vjet për ta çuar nivelin e deficitit nën tre për qind, siç kërkon edhe BE", deklaroi ai.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›