Të dënuarit e Brodecit shpërndahen nëpër burgje të ndryshme
Brodec - Pas konfirmimit të vendimit të Gjykatës së Shkupit, nga ana e Gjykatës së Apelit, të dënuarit e Brodecit janë transferuar nga burgu i Shutkës ku qëndronin për më se një vit, nëpër burgjet e tjera të Maqedonisë. Sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Tetovës të dënuarit e Brodecit nga burgu i Shutkës janë transferuar në burgun e Idrizovës, Manastirit, Prilepit dhe Shtipit. Në burgun e Idrizovës në Shkup gjenden Hebib, Izmit dhe Florim Ameti, ndërsa Nevzat Zuberi, Tafil Dauti dhe Rametulla Dauti janë transferuar në burgun e Shtipit. Nadi Dauti dhe Shkendim Dauti në burgun e Prilepit, Hanif Dervishi në burgun e Manastirit. Ndërkaq, akoma nuk dihet saktësisht se në cilin burg janë transferuar Mekdi Islami, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi dhe Bafkjar Bekiri, edhe pse sipas të gjitha gjasave edhe këto janë transferuar në burgun e Idrizovës në Shkup. Pak ditë më parë në një reagim për media familja Dauti shprehu shqetësimin për fatin e Tafil dhe Rametulla Dautit, pasi nuk kishin informacione se ku gjendeshin ato.
Gjatë aksionit policor “Stuhia malore” që ndërmori policia në nëntor të vitit të kaluar në fshatin Brodec u vranë gjashtë shqiptarë dhe u arrestuan 13 të tjerë. Procesi i gjykimit të të akuzuarve të Brodecit, të cilët u dënuan me 192 vjet heqje lirie përfundoi në korrik të këtij viti. Po ashtu edhe Gjykata e Apelit në fillim të dhjetorit aprovoi vendimin e Gjykatës Themelore- Shkup, ndërsa avokatët e të akuzuarve tani kërkojnë drejtësi tek Gjykata Supreme dhe tek Gjykata e Strasburgut. Aksioni policor i Brodecit është dënuar nga partitë shqiptare atëherë në opozitë si dhe nga shoqatat jo qeveritare. Fotografitë dhe videot e emetuara tregonin dhunën që ka përdorur policia gjatë aksionit, akt të cilin e kanë dënuar edhe Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit. Po ashtu drejtësi për Brodecin me protesta kanë kërkuar dhe studentët e universiteteve të Tetovës. Lajm/start