E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBKSH:Mlladiç po strehohet në Bjellorusi

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) bën të ditur se krimineli serb Ratko Mladiç po strehohet në Bjellorusi. "Struktura inteligjente e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH), që hap pas hapi e ka ndjekur dhe po e ndjek kriminelin serb Ratko Mladiç, i cili gjatë vjeshtës së vitit të kaluar në malet e Karadakut të Kumanovës, ku strehohej i maskuar si bari, arriti që t'iu shpëtojë pesë oficerëve madhorë të SKSH-së, ka arritur të zbulojë se, krimineli serb Mladic aktualisht ndodhet dhe po strehohet në Bjellorusi, ku edhe po shërohet nga sëmundja tij e tuberkulozit, nga e cila vuan prej vitesh", thuhet në komunikatën e FKBSH-së. Në komunikatën e kësaj organizate theksohet se Sigurimi Kombëtar Shqiptar në Bjellorusi, prej kohësh ka dërguar disa nga oficerët e tij më të përgatitur, të cilët kanë arritur të zbulojnë edhe vendndodhjen e këtij krimineli serb. "Gara e FBKSH-së për kapjen e Mlladic dhe strukturave të saj, ndër të cilat është edhe Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), me institucionet e ndjekjes ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO) po vazhdon", thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›