E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, SHBA-ja kërkon armëpushim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, që sipas tyre duhet të jetë i qëndrueshëm. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Shon Mekormak tha se vizita e sekretares së shtetit Kondoleza Rajs në Kombet e Bashkuara u zhvillua për të treguar se SHBA-ja është e hapur për mënyra të ndryshme të arritjes së një armëpushimi. "Ne kërkojmë absolutisht një armëpushim të menjëhershëm. Një armëpushim që të jetë i qëndrueshëm dhe të zgjasë", deklaroi Mekormak në një konferencë për shtyp, pas sulmit izraelit në shkollën palestineze të OKB-së në Gazë që vrau të paktën 40 persona dhe plagosi 55 të tjerë, ku një pjesë e madhe janë fëmijë. Më shumë se 600 palestinezë janë vrarë dhe të paktën 2 700 të tjerë janë plagosur që kur Izraeli filloi fushatën ofensive mbi Rripin bregdetar të Mesdheut më 27 dhjetor, fillimisht me sulme ajrore pastaj edhe tokësore. Ndërkohë që Rajs ka deklaruar se do të mbajë konsultime në Kombet e Bashkuara për "përpjekjet e mëtejshme" për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›