E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Qeveria, pengesë për ndërtimin e Unazës së madhe

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi pengesë për ndërtimin e Unazës së madhe është bërë garantimi i fondeve të shpronësimeve nga qeveria që në prillin e shkuar. Ai e konsideroi vendimin e qeverisë për të ndërtuar Unazën e madhe thjesht një premtim sepse këtë projekt do ta realizojë bashkia. "Në vitin 2011-të qytetarët e Tiranës do të kenë këtë segment të Unazës së madhe të realizuar nga Bashkia e Tiranës",u shpreh Shalsi. Sipas tij, premtimi i kryeministrit se do jetë qeveria që do të ndërtojë këtë segment rrugor, është "shëmbëlltyrë e paaftësisë dëshpëruese të qeverisë që gënjen papushim për të mbushur gropat e zmadhuara të papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit". Sipas nënkryetarit të Bashkisë, puna më e madhe për ndërtimin e Unazës së madhe është bërë vetëm nga Bashkia. "Bashkia ka bërë projektin gati për këtë segment, ka marrë miratimin paraprak të kredisë dhe ka marrë miratimin nga këshilli bashkiak", theksoi Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›