E Shtunë, 31 Tetor 2026

FDE:Mëngjes lutjesh pro bashkëpunimit dhe integritetit

''Shpresa që ngadhënjen mbi frikën'' është Mëngjesi i Parë i Lutjeve që u organizua sot në Tiranë, nga Forumi për Demokraci dhe Etikë .Drejtori Ekzekutiv i kësaj Organizate Arjan Galdini u shpreh se kjo është një nismë e cila synon të bëjë një bashkim mes traditës,historikes, shqiptares,duke përkujtuar Kuvendin e Lezhës, evenimentin e madh historik ku lideri i shqiptarëve Skënderbeu bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të bërë bashkë të gjithë prijësit shqiptarë. Ai shtoi më tej se ky model është për ne fotografia ku do të duam ta shikojmë përherë klasën politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, tradita e një mëngjesi lutjesh ku të gjithë së bashku politikanë, akademikë dhe miq nga perëndimi mblidhemi këtu,për të pranuar se krijuesi është ai që na jep mundësinë për të qenë të drejtë.
Në këtë Mëngjes Lutjesh ishin të pranishëm personalitete të politikës, funksionarë dhe ish-funksionarë shteti,, akademikë dhe intelektualë nga Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia, të komuniteteve fetare etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›