E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS në koalicion me PS

Tiranë -Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo theksoi se mazhoranca ka ndërmarrë një fushatë kundër institucioneve perëndimore. “Është për t’u habitur se si është e mundur se si kjo qeveri të gjithë platformën e saj dhe në mënyrë të veçantë zhvillimin makroekonomik të Shqipërisë e ka mbështetur në këto institucione ndërkombëtare, ndërkohë që tani ka ardhur koha që t’u japë shkelmin këtyre institucioneve dhe pranisë së tyre në Shqipëri”-theksoi Milo, duke përmendur këtu FMN-në, OSBE-në dhe së fundit Bankën Botërore.

Sipas Milos, beteja e Berishës, në këtë sulm ndaj këtyre institucioneve është e humbur. “Demokracia Sociale si pjesë e koalicionit të suksesshëm, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, patjetër që do të vazhdojë të jetë një kritike objektive e qëndrimeve të politikave destruktive të qeverisë aktuale, dhe asnjëherë dhe gjithsesi nuk do t’u bashkohet rrymave dhe përpjekjeve që përpiqen të zbusin defektet e opozitës në tërësi kundër një qeverie që tashmë po i numërohen ditët”-tha më tej Milo, duke nënvizuar se PDS-ja do të jetë në koalicion me Partinë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›