Boshnjaku Xhaka kërcënon Skelën
Tus Koblenc
Vazhdon të komplikohet situata e Ervin Skelës te Tus Koblenci. Përveç aktivizimit të pakët me trajnerin e ri Sander, kapiteni i Kombëtares shqiptare (në mungesë të Altin Lalës) duhet të përballet edhe me konkurrencën e fortë. Në fakt, në orët e fundit të merkatos së dimrit, skuadra e Bundesligës 2 gjermane është përforcuar me afrimin e Anel Xhakës. Mesfushori me tipare ofensive, ish-lojtar i Koblencit, është afruar në formë huazimi nga Kaizerslauterni. Ai ka të njëjtat karakteristika me 33-vjeçarin kuqezi dhe mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të jetë zgjedhja e parë për rolin pas shpinës së sulmuesve në formacion. Kundër Arminias, Skela luajti vetëm në minutat e fundit, duke dhënë një asist, ndërsa në takimin me Fortuna Dyseldorf, shqiptari mungoi për shkak se ishte ftohur.
#