E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIB do të zgjerojë numrin e degëve të saj

• Këtë vit First Investment Bank do të zgjerojë edhe më tej numrin e degëve të saj në Tiranë, Berat dhe Shkodër, duke rritur kështu ndjeshëm numrin e degëve dhe zyrave në të gjithë vendin.

 Kjo bankë është prezente në tregun vendas si degë e bankës mëmë që prej vitit 1999, por në qershor të vitit 2007 ajo ka marrë licencën për ushtrimin e aktivitetit të plotë bankar. Zhvillimi i biznesit pas implementimit të infrastrukturës është pika më e rëndësishme e strategjisë së bankës. Kjo bankë fokusohet në kredidhënien për bizneset e vogla e të mesme dhe hedhjen në treg të produkteve të reja, si depozita hua dhe karta debiti dhe krediti për individë. Një ndër avantazhet që ofron kjo bankë është rinovimi automatik i depozitës në datën e maturimit. Mbi depozitën e rinovuar do të aplikohen interesat e reja që banka ka në fuqi në atë moment. FIB-Albania është pjesë e First Investment Bank-Bullgari, e njohur si një ndër 6 institucionet financiare më të mira të Bullgarisë. Ajo është vlerësuar edhe si "Banka e klientit" tri herë gjatë konkurseve vjetore të organizuara nga "Bulgarioan financia daily Pari". Në Bullgari kjo bankë ka më shumë se 120 degë. Vitin e kaluar kjo bankë u bë një kompani publike dhe aksionet e saj u shitën në bursën e Bullgarisë. Të ardhurat neto të bankës për vitin 2007 ishin 25 milionë euro dhe totali i aseteve ishte mbi 2 bilionë euro, gjë që flet për një rritje prej 74.21 për qind krahasuar me vitin 2006.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›