Për dy muaj, tenderi për licencën e katërt celulare
• Këtë vit tregut të telefonisë celulare do t'i shtohet edhe një operator i ri. Brenda dy muajve qeveria pritet të miratojë vendimin për dhën-ien e një leje të katërt celulare.
Fabiola Çela
Pas kësaj, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve do të nisë procedurat për shitjen e kësaj leje. Sipas burimeve nga Ministria e Telekomunikacionit, shitja e lejes do të kryhet përmes një tenderi ndërkombëtar. Fitues do të shpallet ajo kompani që ka ofertën më të mirë. Avantazhe do të kenë ato kompani që kanë një eksperiencë të mirë në fushën e tregut të telekomunikacioneve. Me hyrjen e operatorëve të rinj në tregun e telefonisë celulare, synohet që të përmirësohen tarifat e bisedave telefonike në vend.
Tregu
Pak kohë më parë, ministri i Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, deklaroi se menjëherë me aktivizimin e operatorit të tretë celular, "Eagle Mobile", ministria do të nisë procedurat për dhënien e një licence të katërt. Hyrja e operatorëve të rinj në treg do të liberalizojë tregun e telefonisë celulare në vend. Aktualisht në vend operojnë tre kompani celulare, AMC, Vodafone dhe Eagle Mobile. Kjo e fundit është aktivizuar më 13 mars. Kompania e tretë celulare ofron shërbime në prefiksin 067 dhe konkretisht në zonën Tiranë-Durrës dhe Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza". Ndërsa në fillim të verës sinjali i këtij operatori do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Çmimet e bisedave telefonike që ata ofrojnë janë goxha tërheqëse për qytetarët vendas. Në fakt, operatori "Eagle Mobile" është licencuar si operatori i tretë kombëtar i shërbimit celular GSM në Shqipëri më 1 mars të vitit 2004, por aktivizimi i saj u bë i mundur vetëm pas privatizimit të kompanisë fikse Albtelekom. Vitin e kaluar kompania e tretë celulare në vend, me privatizimin e Albtelekomit i kaloi shoqërisë së telekomunikacionit CETEL, e cila është pjesë e grupit "Calik Holding". Tashmë 76 për qind të aksioneve i zotëron konsorciumi i përbërë nga Grupi CALIK dhe Turk Telekom. Ndërsa 80 për qind të aksioneve brenda konsorciumit të quajtur me emrin e ri CT Telekom, zotërohen nga CETEL dhe 20 për qind nga Telekomi turk. Privatizimi i Albtelekomit përfundoi vitin e kaluar, duke i dhënë fund kështu kalvarit disavjeçar. Vlera e shitjes së kësaj kompanie ishte 120 milionë euro.