E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për uljen e evazionit fiskal

• Agjencia Italiane e Doganave ka prezantuar dje projektin për asistencë teknike për administratën doganore dhe tatimore (TACTA) për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Projekti, i cili drejtohet nga Agjencia Italiane e Doganave, përfshin 5 vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor - Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, që ka për qëllim të ulë evazionin fiskal në dogana. Ambasadori i Komunitetit Evropian në Shqipëri, Ingve Ingstrom, njëkohësisht shef i departamentit të ngarkuar me projektin TACTA pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin të Komisionit Evropian, u shpreh se projekti njëvjeçar i financuar nga BE-ja, do të drejtohet nga një ekip ndërkombëtar prej 70 ekspertësh. "Nëpërmjet këtij projekti me vlerë 7.1 milionë euro, synohet të arrihen disa objektiva të rëndësishëm ekonomikë dhe institucionalë, mes të cilave, forcimi i shkëmbimeve tregtare përmes një kuadri ligjor dhe rregullues më transparent; pjesëmarrja më e madhe dhe marrja në konsideratë e sugjerimeve të BE-së në procesin e Stabilizim-Asociimit të Rajonit të Ballkanit", tha Ingstrom. Implementimi i këtij projekti synon rritjen e bashkëpunimit administrativ në luftën kundër evazionit dhe trafikut të paligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›