Super-Skela, gol 3-pikësh me Kotbusin
• Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela po tregon një formë të shkëlqyer, teksa ka arritur të shënojë golin e tretë për Energie Kotbusin në dy takimet e fundit.
Pasi realizoi një dopietë ndaj Hertës së Berlinit në fundjavë, duke fiksuar shifrat në 2-1, vlonjati realizoi mbrëmë golin e vetëm të Kotbusit në fitoren e vështirë në transfertë ndaj Duisburgut. Vetëm katër minuta lojë dhe mesfushori shqiptar ka tronditur rrjetën, duke vendosur heshtjen në stadiumin e Duisburgut. Ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë dhe e luftuar deri në minutën e fundit, por rezultati nuk do të ndryshonte, teksa Energi Kotbusi do të merrte tre pikë të pabesueshme në transfertë. Gjithçka falë këmbëve të Ervin Skelës, i cili brenda një javë i ka dhënë plot 6 pikë Energi Kotbusit. Ekipi gjerman e sheh veten tashmë në vendin e 14-të, në kuotën e 26 pikëve dhe aktualisht ka dalë jashtë zonës së ftohtë. Një ecuri e pabesueshme, kur mendon de deri tre javë më parë, Kotbusi ndodhej në vendin e fundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara. Pas dopietës ndaj Hertës, Skela realizoi ndaj Dusiburgut sërish, duke e çuar në gjashtë numrin e golave të shënuar në këtë sezon në Bundesligë. Shqiptari po shfaqte në formë të shkëlqyer dhe vendimtar për ekipin e tij.