FIBA aprovon kërkesat

Udhëheqësit e shtëpisë së basketbollit botëror (FIBA) kanë filluar të shikojnë më seriozisht edhe nga Kosova.
Nëpërmjet një shkrese dërguar të premten në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), FIBA ka konfirmuar se i ka aprovuar tri kërkesa, të cilat drejtuesit e basketbollit kosovar i patën bërë kohë më parë.
Kështu, FIBA i ka dhënë dritën jeshile FBK-së të organizojë ndeshje miqësore ndërkombëtare për të gjitha kategoritë, duke theksuar se kjo leje vlen vetëm për grupmoshat deri në moshën 19 vjeçare - por jo edhe për seniorë.
Madje, kur të zhvillohen ndeshje të tilla, ekipet kosovare nuk kanë të drejtë të paraqiten me ngjyra shtetërore, e aq më pak me simbole tjera si me flamurin e himnin shtetëror.
Mirëpo, FBK-ja edhe në të kaluarën ka qenë mjaft aktive në organizimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, e veçmas për përfaqësuesen e seniorëve, edhe atë duke u paraqitur me simbolet shtetërore.
Megjithatë, kreu i FBK-së, Erolld Belegu, thotë se këto kërkesa të aprovuara nga FIBA janë mjaft të favorshme për Kosovën. Njëherësh, ai tha se sërish do të organizohen ndeshje miqësore për përfaqësuesen e seniorëve të Kosovës, ndonëse sipas vendimit të FIBA-s, një gjë të tillë FBK-ja e ka të ndaluar ta bëjë njëherë përnjëherë.
“Kjo do të thotë se më nuk do të pengohemi për të zhvilluar ndeshje miqësore për grupmoshat deri në 19 vjeçare, sepse në të kaluarën kemi mundur të pengohemi dhe veç jemi penguar. Ndërsa, edhe për përfaqësuesen A të Kosovës unë besoj se do të organizojmë ndeshje sikurse deri më tani”, tha Belegu në një konferencë për media të mbajtur të premten në Prishtinë.
Po ashtu, FIBA e ka njoftuar FBK-në se do ta ndihmojë me pajisje sportive. Por, kjo do të nisë së aplikuari vetëm pasi në Kosovë të vjen për vizitë zyrtare një përfaqësues i lartë i FIBA-s, gjë që pritet të ndodhë shumë shpejt.
Njëherësh, FIBA i ka konfirmuar FBK-së se do t’i ndihmojë klinikat për trajnerë dhe gjyqtarë kosovarë. Këtë mbështetje FIBA do ta bëjë nëpërmjet ekspertëve të saj, por edhe mënyrave tjera.
“Këto veprime, megjithatë, nuk e paraqesin pranimin e FBK-së si anëtare të FIBA-s. Këto veprime i kemi bërë si mirënjohje për FBK-në, e cila po punon për zhvillimin e basketbollit”, thuhet në shkresën që drejtuesit e FIBA-s e kanë dërguar në adresë të FBK-së.
“Ky është një lajm i mirë për ne, sepse më në fund zyrtarisht hasëm në mirëkuptim të FIBA-s, e cila aprovoi tri kërkesa tona që i kemi bërë kohë më parë”, tha kreu i FBK-së, Erolld Belegu.
Në shtator, aplikimi për pranim në FIBA
Në muajin shtatorë do të mbahet Kongresi i FIBA-s. Ky kongres është i pari që e organizon FIBA, që prej FBK-ja udhëhiqet nga Erolld Belegu. Mirëpo, FBK-ja afatin ligjor për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor të saj e ka para se të mbahet Kongresi i FIBA-s, përkatësisht në muajin qershor apo korrik.
Belegu ditë më parë ka treguar për Express se nuk dëshiron të kandidohet edhe për një mandat tjetër katërvjeçar. Andaj, mbajtja e Kuvendit Zgjedhor të FBK-së me gjasë do të shtyhet deri pas mbajtjes së Kongresit të FIBA-s, sepse në shtator Kosova do të aplikojë për pranim të plotë në FIBA.
Belegu dhe kolegët e tij tashmë kanë krijuar raporte me zyrtarë të FIBA-s, andaj kjo udhëheqësi me gjasë edhe do të aplikojë për pranim në FIBA.
“Deri në Kongresin e FIBA-s ne do të punojmë shumë, në mënyrë që ta fusim kërkesën tonë në punët e atij kongresi. Nuk është me rëndësi se kur do ta mbajmë ne kuvendin. Do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë me anëtarët e Bordit të FBK-së dhe do të vendosim ashtu siç është më së miri për basketbollin kosovar”, ka thënë Belegu.