Inter, edhe Dunga kandidat për stolin
Trajneri
Gus Hidink, Fabio Kapelo dhe… Karlos Dunga. Trajneri aktual i “seleçaos” është kandidati i ri për stolin e Interit, pas largimit të Zhoze Murinjos. Braziliani shihet si njeriu ideal për zikaltërit, pasi ka mjaft karizëm, krijon marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarët. Dunga nga ana e tij flet gjuhën italiane dhe praktikon një stil futbolli europian. Mënyra e tij e lojës, e cila e ka privuar përfaqësuesen e Brazilit nga spektakli, ka ngritur kritika të shumta ndaj trajnerit.
#