E Shtunë, 31 Tetor 2026

Glejzër: Mançesteri nuk është në shitje

Pohimi

“Mançester Junajtid nuk është në shitje dhe nuk kemi ndërmend që të ulemi për të diskutuar rreth asnjë oferte. Kjo çështje është e mbyllur”. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, familja Glejzër, e cila zotëron klubin anglez, ka mohuar çdo mundësi se po mendon të largohet. Pronarët kontestohen ashpër nga tifozët e “Red Devils” sepse e kanë zhytur klubin në borxhe të jashtëzakonshme. Ndërkohë, administratori i Junajtid, Devid Gill, ka deklaruar se trajneri Ferguson mund të blejë cilindo futbollist që dëshiron.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›