E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja kolumbiane grabitet në hotel

Botërori 2010

Përfaqësuesja kolumbiane e futbollit, e cila të enjten u mposht me rezultatin 2-1 në miqësoren përballë Afrikës së Jugut, është grabitur. Ngjarja ka ndodhur në hotelin me pesë yje të Johanesburgut, në të cilin skuadra është akomoduar në prag të startit të Botërorit 2010. Dy punonjës të hotelit “Southern Sun di Hyde Park”, u arrestuan dhe u paraqitën përpara gjykatës me akuzën se vodhën nga disa valixhe të delegacionit kolumbian rreth 2 mijë e 250 euro. Ndërsa një grua është lënë e lirë për mungesë provash.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›