Mehmeti në SC Kriens

Futbollisti kosovar, Genc Mehmeti i ka dhënë fund aventurës së tij dy vjeçare në elitën e futbollit zviceran me Bellinzona. 29 vjeçari nga edicioni i ri do të luajë në Ligën e Dytë të Zvicrës me ekipin SC Kriens. Lajmi është bërë i ditur edhe në ueb faqen zyrtare të këtij klubi, sckriens.ch.
“Genc Mehmeti ka nënshkruar kontratë për dy vite me SC Kriens dhe i urojmë mirëseardhje në klubin tonë”, thuhet në ueb faqen zyrtare të kësaj skuadre.
Për mesfushorin 29 vjeçar Liga e Dytë e Zvicrës nuk është e panjohur, sepse para se të kalonte në Bellinzona, ai pati luajtur në këtë ligë për pesë vite rresht me FC Luzren dhe një vit tjetër me FC Schaffhausen.
Po ashtu, para disa viteve Mehmeti i pati mbrojtur edhe ngjyrat e FC Baden dhe FC Wil 1900.