FIER/ Aksidenti i Fratarit 2 vete ne spital
FIER - Pas aksidentit tragjik te Fratarit situata ne spitalin e Fierit paraqitet mese e qete. Tashme ne pavijonin e kirurgjise ndodhen vetem dy te shtruar nga te mbijetuarit. Njera prej tyre eshte Burbuqe Guma e cila humbi te henen te shoqin dhe vajzen 13-vjecare ndersa ishin nisur drejt Greqise. Bluzat e bardha shprehen se tashme ne spital paraqiten disa nga te lenduarit te cilet jane nen keshillimin e mjekut per vizita. Sipas drejtoreshes se spitalit Donika Alushani te gjitha nevojat e paraqitura per te aksidentuarit u perballuan me sukses jo vetem nga stafi mjekesor por edhe me medikamente perfuzione dhe gjak te cilin e siguruan ne menyre vullnetare pas thirrjes qe u be ato dite. Problem per spitalin e Fierit ka qene keto dite shkeputja e energjise elektrike.