Vlore bllokohet ne port maunia me 250 kg kanabis
VLORE - Policia kufitare e Vlores ka bllokuar ne port 250 kg kanabis sativa ne tentative per tu trafikuar drejt Italise. Kamioni me targa te Tiranes TR 6932 T drejtuar nga 36-vjecari Bektash Kalaj ka hyre ne portin e Vlores ne mesdite per te udhetuar me tragetin e linjes Vlore-Brindizi. Efektivet e portit ashtu si dhe per te gjithe mjetet e ketij lloji nisen nje kontroll rutine. Ne momentin qe mjetit i afruan qenin ai filloi te lehte me shume duke bere qe nga forcat e policise te ngriheshin dyshime. Menjehere ka nisur kontrolli i imtesishem qe nga serbatori dhe deri te gomat por nuk po gjendej asgje e dyshimte. Ne ate moment nje prej efektiveve te policise kufitare ka konstatuar se catia kishte disa riparime. Kjo ka bere qe menjehere efektivat te fillojne te nisin kontrollin duke arritur te gjenin sasine prej 250 kilogram kanabis sativa. Menjehere eshte bere arrestimi i drejtuesit por ai eshte shprehur se nuk kishte dijeni per lenden narkotike. Sipas burimeve te policise kamioni ishte nisur per te marre nje ngarkese frutash ne Itali. Po punohet per te identifikuar personat qe futen drogen brenda ne maune duke kerkuar shenja te lena brenda mjetit. Maunia eshte bllokuar nga policia ne cilesine e proves materiale. q.b